E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi tjetër

Hashim Thaçi, në paraqitjet e fundit, është shfaqur i ashpër ndaj Bashkimit Europian, si kurrë më parë. Kryeministri thotë se Brukseli duke mos i shtyrë proceset integruese, po e mban gjallë industrinë e konflikteve në Ballkan. Por, këto komente nuk i kanë pëlqyer Ambasadorit francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou. Ai e porositi Thaçin t’i kryej punët e veta

Për herë të parë që prej se është në krye të Qeverisë, Hashim Thaçi e ka ndryshuar gjuhën në drejtim të Bashkimit Europian. Tash, ai po kërkon nga BE’ja të përshpejtojë hapat për integrimin e Kosovës, në të kundërtën ka paralajmëruar rrezikun e ndryshimit të kufijve.

Këto kërcënime të Thaçit vijnë në kohën kur Kosova ende nuk e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, derisa procesi integrues i Prishtinës ende është në fazën fillestare.

Në një shkrim të publikuar në “European Voice”, Thaçi ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Brukselit, që nuk e ka bërë asnjëherë më parë.

“Pse ndodh që ne ende nuk e kemi tejkaluar jostabilitetin dhe nuk e kemi bërë Europën më të sigurt? A u mungon vullneti apo fuqia vendimmarrësve në Bruksel për të përshpejtuar procesin integrues europian për shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor? A janë vendimmarrësit në Bruksel të vetëdijshëm se duke stërzgjatur këtë proces, ata pa qëllim janë duke ndihmuar që të mbahet gjallë industria e konflikteve në Ballkan?” kishte shkruar Thaçi.

Por pavarësisht mirëkuptimit që është shfaqur nga ambasadorët në Prishtinë për këto deklarata, Ambasadori francez, Jean Francois Fitou ka treguar arsyet e ngecjes së rajonit në rrugën e integrimeve. Ai po ashtu ka qenë i drejtpërdrejtë në reagimin e tij ndaj Thaçit.

Fitou ka thënë se Thaçi ka të drejtë të kërkojë hapa konkretë nga BE’ja, por fillimisht ia ka rikujtuar se problemi nuk është vetëm tek Unioni, sa i përket ecjes së Kosovës në proceset integruese.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›