E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takohet me të dërguarin special të Berluskonit: Situata është plotësisht e kapërcyeshme, qeveria italiane do kontribuojë fuqishëm

Roberto Guercio, këshilltari kryesor i kryeministrit italian, është një nga njohësit më të mirë të situatës në Shqipëri, digave dhe specifikave të tyre, si dhe kompetencës së inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë. Ai shprehet plotësisht i sigurtë se situata është e menaxhueshme dhe pa kosto të konsiderueshme.   Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pak minuta më parë një takim urgjent me të dërguarin special dhe njëherazi këshilltarin kryesor të kryeministrit italian Silvio Berluskoni, për Komitetin e Mbrojtjes së Digave në Itali, Roberto Guercio, lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet. Nga ana e tij, Guercio i përcolli kreut të qeverisë shqiptare përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit italian Berluskoni, duke theksuar se Kryeministri Berluskoni urdhëroi kthimin e tij me urgjencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, për të siguruar mbështetjen totale të qeverisë italiane në kapërcimin e kësaj situate plotësisht të menaxhueshme, siç u shpreh ai.Z. Guercio theksoi se e njeh situatën në Shqipëri, digat dhe specifikat e tyre, si dhe kompetencën e inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë, duke u shprehur i bindur se kjo situatë është plotësisht e kapërcyeshme. “është e rëndësishme, - u shpreh ai - që qytetarët të shohin dhe të vlerësojnë që autoritetet dhe profesionistët po përballojnë me seriozitet situatën, duke qenë të sigurt në administrimin e asaj që ka ndodhur dhe në projeksionin e evenimenteve që do të vijnë”.Kryeministri Berisha shprehu falënderimet më të ngrohta për Kryeministrin Berluskoni dhe qeverinë italiane për përgjigjen e shpejtë të tyre në ndihmë të përballimit të situatës së krijuar. Kryeministri e njohu të dërguarin italian me situatën e krijuar si rezultat i prurjeve të jashtëzakonshme ujore në basenin e Drinit, si dhe me problematikat e shkarkimeve të ujit përgjatë të gjithë kaskadës së Drinit dhe me problemet e përmbytjeve në ultësirën e nën-Shkodrës. Berisha shprehu seriozitetin me të cilin shteti shqiptar ka përballuar situatën, si dhe  theksoi prioritetin e qartë dhe të prerë të qeverisë për mos humbjen e jetëve të njerëzve në këtë proces.Roberto Guercio si dhe ambasadori italian, z. Saba D’Elia ofruan mbështetjen dhe asistencën e tyre dhe të shtetit italian në përballimin e kësaj situate, qoftë në aspektin e sigurisë së digave, qoftë në aspektin e emergjencave civile. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë jo vetëm në përballimin e këtij momenti të vështirë, por dhe në trajtimin e çështjes së sigurisë së digave në një hark kohor më afatgjatë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›