E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Edvin Rama përshkallëzon veprimet paranojake, ndërsen servilët për të përhapur panik në Shkodër

Selia blu denoncon paturpësinë e pinjollëve të bllokut, të cilët po tmerrojnë banorët e Shkodrës, duke u dhënë lajmin e gënjeshtërt se po çahen digat e HEC-eve. Partia Demokratike reagoi sot ndaj tentativave të Edvin Ramës për të përhapur panik te banorët e Shkodrës dhe Lezhës se po çahen digat e kaskadës së Drinit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli dënoi veprimet paranojake të Ramës dhe garantoi banorët se situata është tërësisht e kontrollueshme dhe digat janë plotësisht të sigurta. “Edvin Kristaq Rama, po përdor veglat e tij duke i ndërsyer për të marrë në telefon qytetarë të ndryshëm në Shkodër për ti thënë se digat janë në rrezik çarje. Partia Demokratike i thotë këtij paranojaku se digat janë në siguri të plotë, se nivelet e tyre janë tërësisht të kontrollueshme dhe se paniku që përpiqesh të hapësh në Shkodër tregon vetëm urrejtjen tënde ndaj këtij qyteti që ka ditur të të përgjigjet gjithmonë siç ti e meriton”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›