E Diel, 1 Nëntor 2026

Thagma/Edvini shpreh ambicien që policinë e tij vetjake ta shndërrojë në Polici të Shtetit

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama premton ndërtimin e një superstrukture policore dhe suprimimin e shërbimeve të ndryshme policore në rast se ai fiton zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me ish punonjës të policisë, kryesocialisti ka prezantuar programin e selisë rozë për forcat e rendit. Për kreun e PS-së problemet që has aktualisht policia lidhen në mënyrë direkte me pasjen e shumë lloj shërbimesh policore, një praktikë kjo që në fakt po vazhdon prej shumë vitesh dhe tashmë ka filluar një konsolidim.
“Nuk mund më të shkojmë përpara, duke pasur 10 polici të tjera krahas Policisë së Shtetit. Paqartësi në përgjegjësi, paqartësi në kufijtë e përgjegjësive nga njëra te tjetra, të cilat krijojnë alibi nga më të çuditshmet dhe janë shtrati më i infektuar i korrupsionit, i mungesës së efektshmërisë së shtetit në raport me rendin e me sigurinë dhe i militantizmit të shtetit në funksion të partisë në pushtet. Ajo që ne do të bëjmë është; Një polici, Policia e Shtetit”, deklaroi Rama.
Gjithsesi vetë Rama në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës ka dhënë një shembull të kundërtën në këtë drejtim, përmes krijimit të policisë bashkiake e cila në mjaft raste në vend të vendosjes së rregullit dhe zbatimit të ligjit ka shërbyer si një krah i hekurt për aksione antiligjore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›