Qeveria merr kredi nga BERZH, për të rikonstruktuar rrugët e Tiranës, të lëna në pikë të hallit nga Edvini

TIRANE - Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme marrëveshjen e huas mes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të zhvillimit të rrugëve në bashkinë e Tiranës.
Ky vendim mundëson financimin e projektit të rikonstruksionit dhe zgjerimit të urës së Lanës, pranë shkollës teknologjike si dhe ndërtimin e qendrës së Kontrollit pranë Bashkisë së Tiranës.
Këshilli i Ministrave miraton gjithashtu dje edhe vendimet për përcaktimin e autoritet kontraktues për 5 hidrocentrale.
Duke vlerësuar këtë hap, Kryeministri tha se për këto 5 hidrocentrale të reja, janë bërë të gjitha aplikimet dhe tashmë miratohet autoriteti kontraktues për të dalë në treg. Këto hidrocentrale janë; “Suha 1”, “Rrapun 3”, “Llanga 1”, “”Sotirë 1”, “Sotirë 2”, “Lengarica 2”.