E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi padit komisionerin Dik Martin

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka në plan të hedhë në gjyq raportuesin e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut Dick Marty. Sipas agjencisë së lajmeve AFP e cila citon një zyrtar të lartë kosovar, Thaci ka kontaktuar tashmë avokatë  që do të pregatisin cështjen.

Raporti 55 faqësh i cili është prezantuar sot para Këshillit të Europës gjatë një seance në Paris u përpilua në bazë të pohimeve te ish-kryeprokurores se gjykates se Hages, Karla Del Ponte.

Sipas tij Hashim Thaci qëndron në krye të një rrjeti mafioz përgjegjës për kontrabandë armësh, droge dhe trafik organesh në Europën Lindore. Sipas zvicerianit Dick Marty gjetjet e tij ishin bazuar në dëshmi të burimeve të brendshme të UÇK-së përsona që kanë shërbyer si shofera badigardë etj të ngarkuar në detyra praktike dhe logjistike, por dhe organizatore në trafikun e organeve.

Sipas raportit të Martyt metodologjia e përdorur ishte një plumb pas koke para operacioneve për heqjen e një apo më tepër organeve të tyre. Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në seancën e sotme në Paris bëri thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar lidhur me provat për zhdukje, trafikim, korrupsion dhe për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar dhe rretheve politike, të paraqitura në raportin e Dick Martyt.

Në një rezolutë të miratuar nga Komiteti thuhet se "ka tregues që  konfirmojnë se shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të fshehtë si të burgosur nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë. Këta kanë qenë objekt i trajtimit jonjerëzor dhe fyes, përpara zhdukjes.

Komiteti ka kërkuar nga EULEX-i të hetojë këto krime dhe kërkon nga vendet e BE-së që t'i japin misionit burimet dhe mbështetjen e nevojshme politike. Asambleja Parlamentare pritet të  diskutojë raportin në 25 janar.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›