E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thatcher, 30 vjet nga dita e "kurorëzimit"

Ishte viti 1972. Ne të gjithë ishim
në pritje të përgjigjes që Lord Annan
duhet t‘i jepte pyetjes: "Përse
shërbejnë universitetet?" për leksionin
përurues të Riçard Dimblej. Kamerat
e BBC-së ishin aty, të gatshme për të
filmuar. Sakaq, në momentin e fundit u
shfaq një grup burrash me kostume të
zinj, në mes të të cilëve ishte një zonjë
bionde që kishte veshur një fustan blu
të errët e një varg perlash i shkëlqenin
në qafë. Ndërsa ata e përcollën zonjën
në mënyrë zyrtare dhe me shumë pompozitet
në vendin e rezervuar për të,
njerëzit rreth saj pëshpëritën: "Thatcher
qumështtundësja". Kjo femër, që hyri
me kaq pompozitet, ishte sekretarja e
Shtetit për Arsimin në qeverinë e Eduard
Heath-it, personi që gazetarët me
ironi i kishin blatuar shumë ofendime
si "zonja e ligë e kurnace me surratin…
gruaja reaksionare… makinë llogaritëse
me kokën mbushur me shifra".
Disa muaj më vonë, sipas këshillave të
njerëzve të saj të afërt, Thatcher ndryshoi
mënyrën e të krehurit, hoqi dorë
nga bizhuteritë e lira e kapelet dhe u
përpoq që të ulë volumin e zërit. Pak
nga pak po përgatitej "paketa" që britanikët
do ta mbanin në krye të vendit
për shumë kohë. Kurrë më parë "një
paketë" elektorale nuk ishte përgatitur
me aq kujdes sa Thatcher, shtëpiakja
yll që u shndërrua në Kryeministre më
4 maj të vitit 1979. Nocioni i Theçerizmit
thuhet se është 30-vjeçar, por
në fakt nuk është ashtu. Puna e Kryeministres
së re ishte që t‘u prezantonte
njerëzve strategjitë e vjetra e
të papranueshme, por tashmë në një
mënyrë të re servirjeje. Ajo nuk ishte
ekonomiste dhe njohuritë e saj për ato
çka ajo propozoi nuk e kalonin kurrë
cakun e pyetjes "përse?". Por edhe ato
çka ajo dinte ishin të gjitha sipërfaqësore.
Ajo nxiti Britaninë që të shndërrohej
sërish në një vend të fuqishëm,
duke u ankuar që vendi kishte marrë të
tatëpjetën dhe fliste si të ishte pasardhësja
e denjë e Çurçillit. Të gjitha, këto
të ricikluara në shtypin vendas, e bënë
Kryeministren që të dukej heroike. Ajo
shprehej se ishte krenare që e njihte
dhe e kuptonte shumë mirë vetveten,
por në fakt kjo ishte gjithçka që ajo
dinte. Thatcher u kushtonte detajeve
një vëmendje të jashtëzakonshme dhe
i mbushte takimet e fjalimet e saj me
data e shifra, të cilat kundërshtarët
nuk mund t‘i kontrollonin e si pasojë
t‘i kundërshtonin. Kurrë nuk përcaktoi
një strategji të përgjithshme, apo teori
për shtetin; kishte njohuri të përcipta
për demokracinë dhe mbi të gjitha nuk
kishte asnjë skrupull. Aktualisht termi
"thaçerizëm" po përgojohet keqas tani
në botën anglishtfolëse, duke u konsideruar
si një ideologji e mbrapshtë, që
i thuri lavde dhe glorifikoi lakminë dhe
egoizmin në mënyrë shumë sistematike
e të paraprogramuar. Bindja e saj në
ekonominë e tregut të lirë, krijimin e
pasurive dhe taksat e ulëta ishte absolute.
Kapitalizmi ka nevojë për qeveri
të forta dhe të qëndrueshme. Tregtia
e lirë varet nga fuqia e qeverive për
të rregulluar tregjet, përmes ngritjes
së sistemeve uniforme të masave e
peshave, stabilizimit të monedhës,
forcimit të ligjit të mbrojtjes së të
drejtave të tregtarëve e klientëve dhe
menaxhimit të marrëdhënieve të punës.
Makineria e rregullave bankare u shtua
gjatë qeverisjes së Thatcher, por ajo që
mori një përmasë edhe më të madhe ishte
kultura e mashtrimit dhe hilesë, nga e cila
vinte vetë Kryeministrja. Suksesi dhe përfitimi
ishin identikë. Karriera e Thatcher
flet për një mospërfillje të parimeve të
marrëveshjeve të ndershme që duhet
të zbatoheshin në tregun e lirë, të cilit
ajo i besonte verbërisht. Ardhja e saj në
pushtet do të mbetet një nga misteret e
shekullit të 20-të.
Që nga dita e parë si Kryeministre,
Thatcher zhvilloi dhe forcoi mënyrat
e rafinuara të mashtrimit në protokollin
dhe procedurat politike. Asaj
i pëlqente që t‘i paraprinte opozitës
përmes deklaratave në media në lidhje me
çështje për të cilat nuk ishte rënë dakord
në kabinetin qeveritar dhe shpesh ajo
edhe e anashkalonte tërësisht vendimin
e kabinetit. Nuk e kishte problem që të
nxirrte në dritë të keqe kolegët dhe bashkëpunëtorët
e qeverisë, duke i kritikuar në
Parlament e gjetkë, e duke thyer kështu
të gjitha rregullat
e k o l e g j i a l i t e t i t
mashkullor. Nuk i
vlerësonte njerëzit
kur duheshin vlerësuar
dhe shpesh i
bënte të sajat idetë
dhe iniciativat e të
tjerëve, si në rastin
e privatizimit.
Mënyra e të vepruarit
me kokën e saj
u duk më shumë
pas luftës së ishujve
Falkland, luftë që ajo e shndërroi
në një kryqëzatë morale për mbrojtjen
e civilizimit. Thatcher e shiti fitoren e
kësaj lufte si konfirmim të forcës së saj
në qeverisjen e vendit, si një tregues të
zotësisë për të marrë vendime të rëndësishme,
edhe kur një pjesë e kolegëve të
saj ishin kundra. Kur bëhej fjalë për marrëveshje
armësh, ajo shfaqte gjithë mungesën
e skrupullin që e karakterizonte, të
njëjtën sjellje për të cilën fajësohen sot
shkaktarët e krizës financiare. Dhe këtë
sjellje ajo e pati që nga fillimi i mandatit
të parë presidencial. Më 29 janar 1981,
një mbledhje e Komitetit të Mbrojtjes
në kabinetin qeveritar, e kryesuar nga
Thatcher, vendosi që të ndryshonte dekretin
për ndalimin e furnizimit me armë nga
ana e qeverisë britanike të dy palëve të
konfliktit Iran-Irak. Kështu, brenda disa
muajve, dega e armatimeve e Ministrisë
Britanike të Mbrojtjes nisi ndërtimin e
një kompleksi armësh në Basra të Irakut
dhe gjatë viteve në vijim vazhdoi pa
ndërprerje furnizimin me armë. Për këto
armë Iraku nuk pagoi dhe nuk dihet sasia
e saktë e shifrës, por ky borxh është rritur
dhe ka shkuar në 5 miliardë dollarë. Marrëveshjet
që Thatcher bëri më vonë dhe
sigurisht sipas kokës së saj, kanë qenë të
gjitha marrëveshje sekrete, ndërkohë që
bëhet fjalë për një sasi parash të jashtëzakonshme.
Ajo i shiti armatime Mbretit
Husein të Jordanisë, Presidentit Suharto
të Indonezisë dhe Presidentit Pinoçet të
Kilit, duke u ofruar sasi të mëdha kredish
të lira dhe mbështetje të plotë në transferimin
e parave. Në prill të vitit 1985, pas
një sërë takimesh me djalin e ministrit
saudit të Mbrojtjes, ajo nënshkroi një
kontratë me vlerë 40 miliardë paund, që
do të paguheshin pjesërisht me naftë.
Thuhet se edhe djali i saj, Mark, mori për
këtë aferë një komision prej 20 milionë
paundësh. Por sigurisht që ai e ka mohuar
një gjë të tillë. Ndërkohë, rezultatet
e një hetimi për këtë kontratë nga Zyra
NDRYSHE PER ME SHUME
www.gazeta-shqip.com
Aktualisht termi "thaçerizëm"
po përgojohet keqas tani në
botën anglishtfolëse, duke u
konsideruar si një ideologji e
mbrapshtë, që i thuri lavde dhe
glorifi koi lakminë dhe egoizmin
në mënyrë shumë sistematike
e të paraprogramuar
Nuk ishte ekonomiste dhe njohuritë
e saj për ato çka ajo propozoi nuk
e kalonin kurrë cakun e pyetjes
"përse?". Por edhe ato çka ajo dinte
ishin të gjitha sipërfaqësore
Kombëtare e Auditimit nuk është bërë
kurrë publike. Sigurisht që në këtë aferë
armësh ka pasur të përfshirë edhe persona
të tjerë, pasi bëhet fjalë për një marrëveshje
shumë komplekse, por ata nuk ishin kolegë
të kabinetit qeveritar të Kryeministres. Në
vitin 1988, Thatcher gjatë rrugëtimit të saj
për në Australi u ndal për pak në Bermuda
dhe ky udhëtim e të tjerë si ai e lidhin ishkryeministren
në mënyrë të drejtpërdrejtë
me menaxherët e parave të trafiqeve të
armëve që hapën fondet e investimeve në
"parajsat fiskale". Thatcher vepronte aq
me kokën e saj, sa
sekretari i Mbrojtjes,
Michael Heseltine,
që u dorëhoq më pas,
shpesh nuk dinte asnjë
detaj në lidhje
me marrëveshjet. Një
mungesë e tillë transparence
karakterizoi
edhe çështjet e përdorimit
të buxhetit
shtesë për financimin
e projekteve të tilla, si
ai i digës së Pergaut,
në Malajzi, në këmbim të një marrëveshjeje
për të blerë material ushtarak britanik
nga ana e qeverisë malajziane. Në këtë
rast doli në dritë se marrëveshja ishte
e paligjshme dhe se për këtë Thesari
kishte humbur 65 milionë paund, por
kur kjo doli në dritë, Thatcher kishte
kohë që e kishte lënë të lirë karrigen
e Kryeministres. Asaj ndërkohë i
pëlqente që të përdorte buxhetin për
të ndihmuar financimin e kontratave
të majme të firmave britanike si
"Amec", "Balfour Beatty", "BICC", që
të gjithë ishin donatorë të partisë
konservatore. Thatcher do të thoshte
se të gjitha këto afera po i bënte në
të mirë të vendit, sikundër bëri edhe
në rastin e vizitës në Oman për të
arritur një marrëveshje shumë të
madhe ndërtimi për një firmë britanike,
në të cilën ishte punësuar
i biri në postin e konsulentit. Dhe
sa për djalin, ai ishte vërtet pjesë e
aferave të ish-kryeministres. Aktualisht
thuhet se pasuria e tij është
60 milionë paund, të cilat ai ka
thënë se i ka vënë gjatë punës së tij
si konsulent në Citi. Në vitin 1998,
ndaj tij u hapën hetime në lidhje
me dyshimin për mashtrime financiare
në Shtetet e Bashkuara.
Më pas doli fajtor dhe u dënua
me një dënim minimal në lidhje
me përfshirjen e tij në një grusht
të dështuar shteti në Guinean
Ekuatoriale. Ndërkohë që gjyqi
vazhdonte, Marku jetonte me
të ëmën, ndërsa tani jeton në
Spanjë me gruan e tij të dytë.
E ëma sakrifikoi shumë që ta
fuste të birin në rrugën e parave
të mëdha e të lehta, por kjo nuk
mjaftoi që ta mbante atë pranë
saj. Asnjë nga fëmijët nuk jeton
me të dhe Lady tashmë është
plotësisht e vetme.
Vijon në numrin e ardhshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›