The Daily Star: Kërkohet një varr për Remzi Hoxhën

Sipas “The Daily Star”, një gjykatë britanike vendosi t’i hiqte pajisjen elektronike Kumbaros rreth pesë muaj më parë, ndërsa paraqitjet e tij në gjykatë u bënë më të rralla për shkak të po të njëjtit vendim.
Kjo gazetë, ka zhvilluar një intervistë me djalin e Remzi Hoxhës, me titull “Më tregoni ku ma keni varrosur babanë tim”, ku bën thirrje të zbardhet se ku ndodhen eshtrat e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia. Prej më shumë se 20 ditësh, Kumbaro është zhdukur dhe mendohet se ka shkuar në Kinë.
Policia britanike po zhvillon kërkime për të, ndërsa Gjykata e Lartë në Shqipëri ka kërkuar ekstradimin për t’u përballur me drejtësinë. Ardian Hoxha, hedh akuza ndaj drejtësisë britanike për neglizhencë, duke deklaruar se “nuk e kuptoj se si një akt i tillë, idiotesk, të mund të merret nga autoritetet britanike, kur e dinin se ai ishte një kriminel i kalibrit të lartë”.
“Ilir Kumbaro është personi që fizikisht e morri babanë tim nga vendi i punës dhe më pas e torturoi atë dhe bëri që babai im të vdiste nga torturat dhe më në fund bëri që trupi i tij të zhduket. Ai është personi që e pa për herë të fundit babanë tim. Kumbaro është personi që di vendodhjen e trupit të babait im. Ndaj të lejosh një njeri të tillë të zhduket i shkakton akoma më shumë dhimbje familjes sime dhe njerëzve që e njihnin babanë tim”, thotë për “The Daily Star”, Ardiani.
“Ajo që ne kërkojmë është të dimë ku janë eshtrat e babait tonë, që t’i bëjmë një varr ku të prehet dhe të dimë që është i vdekur. Është shumë e vështirë të jetosh me një ndjenjë të tillë çdo ditë”, thotë Ardian Hoxha për gazetën angleze. Remzi Hoxha u rrëmbye nga katër punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar në tetor të vitit 1998, dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për të.
Sipas dëshmive të dhëna nga persona të tjerë të rrëmbyer nga SHIK-u po atë muaj, Remzi Hoxha është dërguar në Vain të Lezhës dhe nga torturat ka humbur jetën për shkak edhe të gjendjes fizike të dobët. Ardian Hoxha, shkruan gazeta- tani 30-vjeç, në momentin e zhdukjes së të atit, ishte vetëm 14-vjeç. /Start/
2011-12-19 09:21