E Diel, 1 Nëntor 2026

The Economist Skandalet shtohen por askush nuk denohet

Revista prestigjioze The Economist ne nje artikull kushtuar Ballkanit shkruan se vendet e ketij rajoni vazhdojne te ecin me ritme te ngadalta drejte Bashkimit Evropian. Shkrimi me titull Ballkani pas Mlladicit - Rrugetimi i ngadalen drejte Evropes analizon situaten pas arrestimit te ish-gjeneralit serb Ratko Mlladicit. Per Shqiperine thuhet se ndoshta me shqetesuese eshte Shqiperia e cila eshte paralizuar qe prej zgjedhjeve te diskutueshme te 2009. Zgjedhjet lokale me 8 maj mund ti kene perkeqesuar gjerat. Ne Tirane gara per kryetar bashkie dha nje rezultat me finish te njekohshem.

Per kesituate revista mban qedrimin se zgjidhja eshte shume e veshtire. Kandidati i kryeministrit Sali Berisha fiton vetem nese fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara do numerohen. Por kjo thone mbeshtetesit e Edi Rames kryetar i bashkise qe nga viti 2000 dhe kreu i opozites socialiste eshte kunder rregullave. Kolegji Zgjedhor do te vendose me 3 qershor por pak kush pret dalje nga rruga qorre thuhet ne kete analize.

Lidhur me rrugen e Shqiperise drejte Bashkimit Evropian thuhet se ky proces eshte i ndalur dhe se vendi po vuan nga mos zbatimi i ligjit. Progresi i Shqiperise drejt BE-se ka ndaluar biznesi po vuan nga mungesa e besimit dhe kultura e mosndeshkimit. Skandalet e korrupsionit riprodhohen por askush nuk denohet shkruan The Economist.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›