E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do riorganizohen zgjedhjet në 8 njësi vendore

03-06-2011 / Gazeta 55

Rezultati përfundimtar në korrik, KQZ mbyll ankimimet në fundjavë     

Në fundjavë, KQZ pritet t’i japë dorën e fundit ankimimeve të mbërritura në adresë të saj, por do të duhen ende disa muaj para se ky institucion të certifikojë rezultatin e 8 majit. Kjo, pasi përveç pritjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ duhet të riorganizojë zgjedhje dhe në 8 njësi vendore, në të cilat nuk u votua fare në 8 maj.
“Në përfundim të këtyre, KQZ sikundër parashikohet në Kodin Zgjedhor do mund të shpallë rezultatin. Është një aspekt kohor që do vazhdojë në kohë, ndoshta deri në fund të muajit korrik. Faza e parë e kësaj pune mund të jetë fundi i kësaj jave, ku KQZ mund të shqyrtojë të gjitha kërkesat ankimore”, u shpreh zëdhënës i KQZ-së Leonard Olli.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partitë kanë depozituar 105 ankimime në adresë të KQZ-së për procesin zgjedhor pas 8 majit, dhe 58 para kësaj date.
“Kemi pasur një numër të kufizuar kërkesash në raport me 2007-ën kur kishim 260 kërkesa ankimore në periudhën pas zgjedhore. Tani kemi një numër më të kufizuar, 105 kërkesa”, thekson Olli.
Deri në këto momente, KQZ ka shpërndarë mandatet për kryetarët dhe këshilla bashkiakë të 25 njësive vendore. Ndërkohë që po procedohet çdo ditë me të tjerat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›