Bien prurjet në Koman e Fierzë
09/01/2012 Ulet importi, megjithatë prodhimi në vend mbetet vetëm 11 milionë kilovat orë/ditë
Liqeni i Fierzës në 268 metra, prurjet janë rreth 110 metër kub në sekondë
Me kalimin e festave të fundvitit është vënë re një rënie e kërkesës për energji, e cila ka ulur edhe sasinë e importuar të energjisë nga tregjet e huaja. Gjithashtu, raportohet një shtim i prodhimit të energjisë në vend për shkak të reshjeve të nisura në veri, por burime nga Korporata Elektroenergjetike bëjnë me dije se situata hidrike ende nuk është e favorshme. Sa i përket prodhimit vendas nga hidrocentralet, sipas KESH-it, në rrjet hidhen rreth 11 milionë kilovat orë në ditë, që është një sasi prej rreth 5 milionë më shumë se javën e fundit të dhjetorit. Ndërkaq, importi varion në shifrat nga 10 deri në 12 milionë kilovat orë në ditë. Sipas zyrtarëve të Korporatës Elektroenergjetike, përmirësimi i situatës hidrike mund të sjellë shtim të prodhimit vendas e rrjedhimisht ulje të importit. Të dhënat më të fundit tregojnë se niveli i liqenit të Fierzës ngelet në kuotat e dhjetorit, ndërsa rezervat e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë rënë. Liqeni më i madh hidrik në vend, ai prej nga merr ujë Hidrocentrali Fierzës ngelet në kuotën 268 metra, ndërsa prurjet janë rreth 110 metër kub në sekondë. Krahasuar me dhjetorin ka përkeqësimi të rezervave të liqenit të Komanit dhe Vaut të Dejës. Në hidrocentralin e dytë të kaskadës së Drinit niveli është 170 metra e 76 centimetra, rreth një metër më pak se në dhjetor, ndërsa prurjet janë 220 metër kub në sekondë. Në Vaun e Dejës niveli është 73 metra e 60 centimetra, ndërsa prurjet janë vetëm 80 metër kub në sekondë.