E Diel, 1 Nëntor 2026

The Guardian: Huliganët serb në lidhje me politikanët

Gazeta prestigjioze angleze The Guardian, ka botuar një analizë të gjerë të grupeve të simpatizuesve në Ballkan, me theks të grupeve serbe dhe maqedonase.

The Gaurdian thekson se “derisa huliganët në vendet e tjera janë të stigmatizuar, simpatizuesit e dhunshëm në Serbi dhe në Maqedoni kanë ndikim dhe ‘mbjellin” frikë , për shkak se kanë lidhje të ngushta me politikanët”.

Sipas analizës së The Guardian, të cilën e transmeton gazeta serbe Blic, gjatë kohës së luftërave të viteve të ’90-ta, tribunat e klubeve më të forta kanë qenë qendra rekrutuese për njësitë paraushtarake në ish-Jugosllavi.

Më të njohurit nga këta kanë qenë “Tigrat”, njësi këto të krijuara kryesisht nga simpatizuesit e Cërvena Zvezdës së Beogradit, me të cilët ka komanduar gangsteri Zhelko Razhnjatoviq, i njohur si Arkan, shkruan ndër të tjera Guardian./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›