Tiranë, ekzekutohet me silenciator "i Forti" i Burrelit
TIRANE-Një person, emer i njohur nga drejtesia është qëlluar për vdekje me armë zjarri sot paradite në Tiranë tek vendi i quajtur ish-Uzina e “Enver”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 minuta të ditës së sotme, kur persona të panjohur kanë qëlluar me armë shtetasin Halit Dedja i moshës rreth 55 vjec pranë hyrjes së një pallati. Shtetasi është gjetur i pajetë nga banorë të pallatit, që kanë lajmëruar menjëherë policinë. Dyshohet për një ekzekutim të pastër pasi plumbi ka dale nga nje pistolete me silenciator, ndërkohë që efektivë policie kanë shkuar në vendgjarje dhe po hetojnë situatën.
Menjëherë pas sinjalizimit për vrasjen, policia bëri të ditur të dhënat e para nga krimi që tronditi zonën e ish-uzines “Enver” në Tiranë. Mësohet se Dedja është pronar i një policie private. Pranë trupit të viktimës janë gjetur një shotgun dhe një pistoletë, që dyshohet se viktima i kishte me vete.
Viktima, Kapoja i Burrelit
Pak minuta pas vrasjes, zbardhen shumë të reja rreth viktimës, Halit Dedja. Viktima njihej si një person problematik, dhe madje është cilësuar si “Kapo i Burrelit” për shumë vite. Mësohet se viktima ka patur probleme me drejtësinë. Kohët e fundit, Dedja drejtonte një shoqëri private policie.
Por, historia e Dedjas ka një background.
Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit. Dedja kishte kohe qe drejtonte nje shoqeri sigurimi policie private ne Burrel, dhe prej pak kohesh jetonte ne Tirane, pikerisht tek pallati ku sot u gjend i vrare. Familja e Dedjas, gruaja, vajza dhe djali jetonin ne Burrel. Halit Dedja ka arritur ti shpëtojë disa herë atentateve, por jo sot ku duket se prita ka qene e sakte per autoret.
(d.b/BalkanWeb)