E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte mbrëma “Njerëz të humbur” në Vizion Plus



Një familje shqiptare e goditur nga fenomeni i rrëmbimit të fëmijëve, ka qenë një ndër rastet më tipike të trajtuara natën e së shtunës së kaluar në “Njerëz të humbur”.Ka qenë një ditë më se e zakonshme në Stamboll ajo e 11 korrikut 2003 për familjen Mirlak. Njëra prej vajzave të shtëpisë, Azizja 7 vjeçare doli si përditë të luante në një kënd lojërash të quajtur Javus Selim Park që ndodhej pak metra larg shtëpisë në lagjen Bajram Pasha. Aliu, i ati i Azizes kishte dalë pak më vonë për të kontrolluar të bijën por kishte vërejtur se dyqani ku e kishte nisur vajzën kishte qenë mbyllur. Me shpresën se ajo kishte shkuar të luante në park ai kishte ikur i qetë në punë. Por edhe Manuela, mamaja e Azizes kishte menduar se vajza kishte shkuar bashkë me të atin tek puna e këtij të fundit. Vetëm në orën 23 të darkës ishte marrë vesh çudia më e madhe, vajza ishte zhdukur. Publikime pafund, por fatkeqësisht asnjë lajm. Askush nuk pohonte ta kishte parë Azizen të shoqërohej me dikë atë ditë dhe as të rrëmbehej nga dikush me forcë. Stafi i emisionit udhëtoi në drejtim të Stambollit për të mësuar më nga afër dramën që po përjetonte kjo familje e varfër me origjinë shqiptare. Në rrugë konfidenciale u arrit të merrej vesh se pak kohë përpara se të humbte gjurmët, Azizja qarkullonte në lagje me shumë para në xhep të cilat nuk i kishte marrë as nga familja dhe as nga komshinjtë. Në konfidencë u mor vesh se në atë kohë në lagjen Bajram Pasha qarkullonte një person i cili njihej si mashtrues dhe keqbërës. Njerëz të ndryshëm guxonin të përmendnin faktin se ai ishte marrë dhe me rrëmbim fëmijësh në vende te ndryshme të Turqisë duke u maskuar si lypës. Fill mbas zhdukjes së Azizes së vogël, ky person kishte ndryshuar banesë duke ikur qindra kilometra larg. Një histori tjetër ishte dhe ajo e Kaludia Arapit. Klaudja Arapi aktualisht 21 vjeç emigron së bashku me familjen në drejtim të Greqisë para 13 viteve. Historia e mungesës së babait të saj biologjik ndikoi mjaft në psikologjinë e Klaudias. Në vitin 2005 Klaudja kapet nga policia greke dhe riatdhesohet për mungesë dokumentesh. Pasi vendoset në Durrës ajo arrin të gjejë një shtëpi me qira ku vendoset së bashku me djalin e saj 5 vjeçar, Pavlon. Pasi fillon punë si kameriere ajo humb çdo lidhje me nënën e saj, Lidian. Rasti i 21 - vjeçares vjen menjëherë në “Njerëz të humbur”, ku nis kërkimi i gjurmëve të saj. Historia e Klaudjas u publikua edhe në emisionin analog në Greqi “Fos sto tunel”, me shpresën se do zbulohej se kush e kishte marrë vajzën dhe se çfarë kishte ndodhur me jetën e saj. Një skenar i frikshëm filloi të zbulohej dalëngadalë për Klaudian. Pas shumë kërkimesh u arrit të gjendej vendndodhja e Klaudjas. Gjatë transmetimit direkt të “Njerëz të humbur” të shtunën e kaluar nëna e Lidias arriti të dëgjojë pas 2 vitesh zërin e vajzës së saj. Merr fund ankthi për nënën e babain e Arben Çelës nga Ballshi. Aida Shtino në programin e saj “Njerëz të Humbur” në Vizion Plus gjen Arben Çelën në Toronto të Kanadasë. 35 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen e tij në 31 dhjetor të vitit 2003, por kishte që prej vitit 1991 që familja e tij nuk e kishte parë me sy atë. Mbrëmjen e së shtunës Aida Shtino realizon kontaktin me vëllain e tij ku ky i fundit rrëfen emocionet e telefonatës pas 5 vitesh mungese të Arbenit. Ndihmesë të jashtëzakonshme kanë dhënë dhe mediat shqiptare në Kanada të cilat kanë pasqyruar te dhënat dhe foton e djalit si dhe Kryqi i Kuq Kanadez. E nuk kishte sesi kjo histori të lihej përgjysmë pasi në sajë të kërkimeve intensive u arrit që djali 35-vjeçar të komunikonte me nënën dhe babain e tij. Në ditët e fundit të pleqërisë ata kanë marrin lajmin më të gëzuar për djalin e tyre, një gëzim i njëjtë me atë ditë kur Arbeni ka ardhur në jetë dhe që do të vazhdojë të mbretërojë pas 5 vitesh heshtjeje të tij. Sonte në Njerëz të Humbur do të mund të ndiqni: Përmbledhjen e një serie të gjetjeve më të suksesshme në studion e “Njerëz të Humbur”. Ripërjetoni edhe një herë emocionet, lotët, gëzimin, shpresën, dhe rikthimin e lumturisë së shumë familjeve si ajo e Dorjan Nurçes nga Vlora, Arben Çelës nga Ballshi, Violeta Peçit nga Kosova, Ahmet Murros nga Vlora, Rebeka Kabashit nga Pogradeci, Luftim Toçit nga Dibra e Madhe, Ramazan Subashit nga Vora e mjaft familjeve të tjera. Ftesa është sonte në mbrëmje në vigjiljen e Pashkëve Ortodokse ora 21:00 “Njerëz të Humbur” në kanalin televiziv Vizion Plus.

26 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›