Drama historike e Kosovës, shkurt - mars 1989
Autori i Lajmit: Nga Azem Vllasi
Të përkujtosh ngjarjet dramatike të fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit 1989, është me shumë se shpalosje e thjeshtë e historisë.
Rezistenca më e fortë deri atëherë e shqiptarëve kundër rikthimit të Kosovës nën juridiksionin kushtetues të Serbisë, ato ditë arriti kulmimin. Edhe presionet nga Beogradi për ta bërë Kosovën Serbi ishin në kulm.
Pas marsit të vitit 1945, kur në Kosovë u vendos administrimi ushtarak për tu thyer rezistenca kundër rikthimit të saj nën pushtetin serb, marsi i vitit 1898 ishte hera e dytë, kur këtu u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Pas dyzet e katër vjetëve, motivet e Beogradit sërish ishin të njëjta - thyerja e rezistencës së shqiptarëve për mbrojtjen e pozitës së avancuar kushtetuese të Kosovës me Kushtetutën e vitit 1974 dhe kundër rikthimit të saj nën sundimin serb.
Historia e popullit shqiptar nuk mban mend një rezistencë më unike. Aty ishte i tërë populli - rinia, punëtorët, fshatarët, inteligjenca, elita politike e cila ishte dobësuar, përgjysmuar dhe dezorientuar nga presionet dhe shantazhet e Beogradit që zgjatën prej ngjarjeve të vitit 1981.
Kishte kaluar një jave që kur minatorët e Trepçës, e solidar me ta edhe të tjerët nga mbarë Kosova ishin hedhur në grevë urie me kërkesa që ishin kërkesa të mbarë popullit. Ishte kjo ngjarje pa precedencë që alarmoi tërë Jugosllavinë dhe botën për dramën e Kosovës.
Rolin e kumbarit të turpit në atë dramë, e luajti Kryesia e Jugosllavisë. E përbërë nga 8 anëtarë, (nga një prej secilës njësi federale), njerëz pa kapacitet, guxim dhe vizion prej burrë shtetasish, të frikësuar dhe të shantazhuar nga serbët dhe Milosheviqi, ky organ i lartë shtetëror keqpërdori kompetencën e vet kushtetuese dhe më 28 shkurt shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kosove, që ishte një shtetrrethim. Për zbatimin e kësaj gjendjeje, aprovoi një paket masash për përdorimin e dhunës shtetërore në Kosovë. Nder më kryesorët ishin përdorimi i ushtrisë dhe i policisë nga mbarë Jugosllavia për ta qetësuar gjendjen më dhune. Shkurt, thënë, Kryesia me këto masa deshi që ti qetësonte pakënaqësitë e Serbisë që ajo kishte me pozitën e avancuar kushtetuese të Kosovës me Kushtetutën e vitit 1974 dhe ti realizojë aspiratat e saj.
Në hapin e parë të regjimit nën gjendje të jashtëzakonshme, minatorët në grevë u mashtruan dhe duke u thënë se pranohen kërkesat e tyre (ndër të cilat, më e rëndësishmja ishte mosndryshimi i pozitës kushtetuese të Kosovës me presione nga Beogradi), ata ndërprenë grevën dhe dolën nga horizontet e Stantërgut. Asnjë kërkesë nuk u aprovua. Nisi gjahu kundër tyre.
Gjahu vazhdoi me burgosje të shumë njerëzve me ndikim dhe me ndalimin e dhunshëm të protestave publike te qytetarët që vazhdonin masivisht të kundërshtojnë ndryshimet e papranueshme kushtetuese.
Prej protestave të nëntorit 1988 që ndodhen me të njëjtat motive politike, nga Beogradi mua më kishin fokusuar si qendër rezistence në radhët e elitës politike të Kosovës. Policia serbe dhe ajo federale, bashkë me përkrahësit e vet serb, por edhe disa pak shqiptarë në policinë e Kosovës, që nga ajo kohë kishin përgatitur lista për burgosje. Do të thotë, qysh prej atëherë bëhej një përgatitje për shuarjen e dhunshme të rezistencës dhe zbatimin e dhunshëm të ndryshimeve kushtetuese.
Mua, me asistencë të përkrahësve të Milosheviqit në Ministrinë Federale të Brendshme, më burgosën më 1 mars 1989. Kështu ndodhi edhe me Aziz Abrashin dhe Burhan Kavajën, udhëheqësit kyç të Trepçës bashkë me disa udhëheqës të tjerë dhe minatorë, Lazër Krasniqin, drejtor të Elektrokosovës e shumë të tjerë. Nga udhëheqja politike e Kosovës u burgos edhe Ekrem Arifi. Ishte vlerësua si bashkëpunëtor imi i ngushtë.
Dhuna dhe frikësimi e bënë te veten. Nga udhëheqja e mbetur e Kosovës as që ngriti kush zërin për këto burgosje dhe për represalje masive që zbatoheshin.
Me manipulime dhe presione, Milosheviqi kishte arritur që të fuste dy-tre insajderë shqiptarë në udhëheqësi të Kosovës për ta demontuar atë sa më shpejt.
Qendra e fundit aktive e rezistencës kishin mbetur studentët, të cilët në Qendrën sportive vazhdonin grevën.
Dramatika e zhvillimit të ngjarjeve nuk ndalej.
Më 23 mars, pas represaljeve masive, pas përdorimit të pafrenuar të dhunës, pas burgosjeve, vrasjeve dhe torturave, në kushte të shtetrrethimit, në kundërshtim me procedurat normale, në Kuvendin e Kosovës u “përbiruan” ndryshimet kushtetuese, cilat Serbia që moti synonte.
Më 28 mars, derisa në Kosovë, gjatë protestave kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese u vranë 24 njerëz, Kuvendi i Serbisë, në atmosferë feste e hareje aprovoi këto ndryshime, e entuziazmuar se “Serbia prej tri pjesësh, u bë një”. Serbia me këto ndryshime mori kompetenca për të ndikuar në pozitën kushtetuese të Kosovës. Shumë shpejt pastaj, Kosova krejtësisht mbeti pa kushtetutë. Formalisht, Kosova u fut nën juridiksion të Serbisë, por faktikisht shqiptarët pakthyeshëm u nisën në rrugë, e cila në asnjë mënyrë nuk qet në Serbi.
Pas ngjarjeve të marsit 1989, çështja e Kosovës u hapa para botës, faktorët me ndikim ndërkombëtar filluan intensivisht të interesohen për atë që ndodhte këtu dhe në vazhdim ky interesim u shndërrua në përkrahje aktive deri te pavarësia.
Në një hark kohor prej dyzet e katër vitesh, krahasimi politik i vendosjes se administrimit ushtarak në mars të vitit 1945 dhe gjendjes së jashtëzakonshme në mars të vitit 1989, është interesant, domethënës dhe simbolik. Së pari, duhet theksuar se, përveç në Kosovë, askund tjetër në Jugosllavi gjatë jetës së saj nuk u vendos një gjendje e tillë.
Administrimi ushtarak në Kosovë (mars 1945) u vendos në fund të luftës nga e cila lindi Jugosllavia e re, për shqiptarët jo aq fatlume.
Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në mars 1989, ishte hapi më i madh pas 44 vjetësh i vetë kreut shtetëror drejt shpërbërjes së asaj Jugosllavie dhe njëkohësisht fillimi i rrugës drejt pavarësisë së Kosovës.
Përveç lidershipit slloven, i cili në një mënyrë kundërshtoi kursin e ri të dhunës kundër Kosovës, të tjerët në Jugosllavi heshtazi u dakorduan. U mashtruan me besimin se Kosova dhe shqiptarët kështu do të jenë një kurban me të cilin Milosheviqi dhe serbët do të kënaqen dhe gjithë të tjerët do të lihen rehat. Ishte vlerësim krejt i gabueshëm. Me tolerimin dhe përkrahjen e Serbisë që kështu të sillet ndaj Kosovës dhe shqiptareve, Milosheviqi u trimërua dhe iu rritën ambiciet për tu paraqitur si lider dhe mbrojtës i serbëve kudo qofshin ata. Tamam sikur në rastin e Kosovës, propaganda serbe filloi të trumbetojë për serbët “e rrezikuar” në Kroaci, në Bosnjë dhe gjithandej ku shtriheshin ambiciet për një “Serbi të madhe”. Ishte kjo përgatitje për tmerret që pastaj ndodhën edhe në ato vende.
Vija lidhëse e kohës së sotme me ato ngjarje është evidente, ndonëse në rrethana radikalisht të ndryshuara, edhe në raporte me Serbinë.
Milosheviqi nuk është më, Jugosllavia nuk ekziston. Realiteti dhe gjeopolitika rajonale krejtësisht kanë ndryshuar. Disa garnitura politike në Serbi janë ndërruar në pushtet. Por, kënga serbe për Kosovën mbetet ajo e vjetra.
Para më shumë se dy dekada, në Beograd ankoheshin se Kosova krejtësisht është pavarësuar nga Serbia pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974. Kishte në këto ankesa edhe goxha shumë të vërteta. Por, për ta “bërë” Kosovën Serbi u përdor shumë dhunë. Dhe dhuna nuk prodhoi rezultat të qëndrueshëm. Pikërisht kjo tregon se Kosova nuk ishte natyrshëm dhe në mënyrë demokratike pjesë e Serbisë. Kur një pjesë natyrshëm i takon një tërësie dhe jonatyrshëm është ndarë, atëherë rikthimi do ta gëzonte pjesën dhe ajo natyrshëm do të riintegrohej në tërësi. Por, nëse ajo “pjese” që tërësia e konsideron si të veten kategorikisht refuzon dhe dhuna nuk jep rezultat për riintegrim, do të thotë se kjo as që është pjese dhe as dhunuesi tërësi – amëz e kësaj pjese.
Sikur të mos kishin nxjerrë asnjë mësim, në Serbi vazhdojnë këngën e vjetër për Kosovën. Megjithatë, të vetëdijshëm se Kosova pakthyeshëm është e pavarur, Beogradi zyrtar është i përqendruar në pengimin dhe afirmimin ndërkombëtar të këtij shteti të ri.
Populli i Kosovës, lirinë nga Serbia e shndërroi prej synimi në realitet. Serbia Kosovën prej synimi për ta bërë të veten, e ktheu në mit ku e mbante me shekuj. (Autori është avokat dhe aktor i ngjarjeve të vitit 1989. Marrë nga Koha ditore)
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010