I dashuri komunist i bijës së Musolinit
Eda Çiano (Musolini) pati një marrëdhënie të zjarrtë dashurie me një komunist. Në vitin 1945, gjatë dimrit të parë pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm shtatë muaj pas ekzekutimit të të atit, Benito Musolinit, si dhe 23 muaj pas ekzekutimit të bashkëshortit, Galeaco Çiano, njohu në ishullin Lipari, Leonida Buonxhornon, oficer i ushtrisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe partizan i rezistencës në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën emrin e rremë Paul Zaneti. E pa për herë të parë në nëntor, teksa i gjatë, i pashëm, me fytyrë të zeshkët, kërkonte të qetësonte një grup fshatarësh që qenë rebeluar ndaj peshkopit të ishullit Lipari. Dhe gjatë një prej mbrëmjeve të veta të trishta, të vetmuara e fatkeqe, u dashurua me "armikun" kokë e këmbë.
Në këtë ishull, bija e Duçes mbërriti në nëntor të vitit 1945, në fund të një udhëtimi të pafund e poshtërues. E përzënë nga Zvicra, ku qe strehuar fillimisht për t‘u shpallur e padëshiruar, iu dorëzua në kufi trupave aleate, të cilat e transportuan me tank deri në Milano e që aty, përmes një avioni ushtarak amerikan, në Katania, nga më pas një anije ushtarake e shpuri në ishujt Eolie.
Sipas ligjit ushtarak të aprovuar të nesërmen e çlirimit të Italisë, duhej të qe ky fati i atyre njerëzve që kishin përqafuar "sjellje të bazuara te metodat dhe zullumet e fashizmit". Por në raportin e policisë që kishte shoqëruar Edën në kufirin italian lexohej një akuzë shumë më e rëndë: vajza konsiderohej fajtore e përfshirjes së Italisë në luftë, duke bindur të atin, tek i cili ushtronte ndikim shumë të fortë.
"I dashur mik dhe i fejuari im", "I dashuri im komunist", kështu Eda i shkruante Leonidës në letrat e pusullat e dërguara përmes njerëzve shumë të besuar. Nga ana e tij, Leonida ishte më i ndrojtur dhe i drejtohej me fjalët: "E nderuar mikeshë", apo "E dashur Konteshë".
Buonxhorno nuk qe thjesht kryetar i degës së Partisë Komuniste të ishullit, por njëherësh edhe eksponent i një familjeje antifashiste që kish hyrë në histori. I ati, Eduardi, me bindje socialiste, muzikant në ishull, nuk kishte pranuar kurrë të luante këngë fashiste. Ajo që e bëri të njohur ishte ndihma që u dha dy vëllezërve antifashistë italianë për t‘u larguar nga ishulli drejt Francës, ku më pas u gjetën dhe u vranë nga fashistët. Fati deshi që biri i një prej atyre që ndihmuan më tepër dy martirë të fashizmit, të njihej shumë vite më pas me bijën e hierarkut, i cili i donte me çdo kusht të vdekur.
Eda i shkruan duke i firmosur letrat me nofkën "Elenika", të cilën ia kishte ngjitur pikërisht ai. "I dashur mik, në rast se impenjimet tuaja politike dhe dëfrimet e së dielës do t‘u lejojnë mundësinë, do ishit kaq i sjellshëm sa të më vizitonit të dielën? Në orët e vona të pasdites. Zoti më faltë që po kërkoj vetëm për vete kohën tuaj. Po ndjej melankoli". Dhe djaloshi i përmbushte shpesh kërkesat, duke i shkuar në shtëpi, ku shpesh bija e Duçes e priste me veshje mjaft provokuese.
Flisnin e shkruanin në frëngjisht e italisht, ndoshta për t‘i shpëtuar kuriozitetit të "postierëve". Vinin nga dy botë të kundërta e me histori shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Edës, mjaft e ngritur nga pikëpamja kulturore, nuk i pëlqente që Leonida prirej fort nga kultura orale dhe arrinte të riprodhonte pjesë të tëra të Odiseut. "Ndoshta duhet të lexosh vetëm poezi dashurie", i shkruan në një rast. Herë pas here shkonin të bënin banjë në një plazh aty pranë. Djali shpesh i mbante peshqirin në çastin kur ndërrohej.
Në atë ishull ndanin, nga njëra anë, dëshpërimin e saj për jetën e rrënuar, për zhgënjimet e thella të shkaktuara nga përfshirja në politikë, për premtimet e munguara e tradhtitë e pësuara. Dhe nga ana tjetër ëndrrën komuniste të "njeriut të ri", ku ish-partizani kishte varur të gjitha shpresat për të ardhmen. Kalonin orë të gjata nëpër ishull dhe romanca e tyre mori dhenë nëpër gjithë Italinë. Me afrimin e Pashkëve të vitit 1946, pak muaj pas ditës kur u takuan për herë të parë, Eda i shkruan: "Ǒmendoni për romancën tonë? E kanë parë dhe dëgjuar të gjithë"?
E dënuar me dy vjet internim, Eda arriti të lirohej më shpejt, brenda nëntë muajve. Këtë e arriti falë një memoriali të shkruar gjatë ditëve e netëve të gjata të kaluara në ishull, falë të cilit arriti të bindte autoritetet për të zbutur atë dënim që e konsideronte të tepruar. Por edhe falë një argumenti të cilin duhet t‘ia ketë sugjeruar Leonida. Në fakt, Eda në letrën e mbrojtjes shkruan se qe përfshirë në çështjet e regjimit vetëm për motive familjare.
Në vitin 1946 erdhi edhe fundi i internimit, por edhe i largimit nga Leonida. Raporti i tyre nisi të ndiejë distancën, nostalgjinë, xhelozinë. "Shpresoj që të mos ndiheni i lumtur dhe të vuani për shkak të Elenikës", shkruan me të mbërritur në Romë. E më tej: "Komunisti im i dashur, ju dashuroj me gjithë shpirt. I adhuroj përsiatjet tuaja në anglisht". Në letrën e 31 gushtit të vitit 1946 shkruan: "Më ka mposhtur krejtësisht vapa. Ëndërroj me sytë hapur qetësinë e netëve në Lipari, ujin e kaltër, marrëzitë e paharrueshme që më pëshpëriste në vesh një zë i thellë".
Dihet se "Elenika" është kthyer të paktën dy herë në Lipari. Dy takime të paharrueshme, romantike, të heshtura, të shoqëruara nga zhurma e përplasjes së dallgëve në sfond. Dhe më pas lamtumira e tmerrshme në bordin e një anijeje në Palermo. Erdhi si rezultat i zbulimit se Leonida ka një të fejuar në ishull, shumë më tradicionale se Eda. Krizë e menjëhershme xhelozie. Aq e fortë sa Eda qeth flokët zero dhe fotografitë ia dërgon Leonidës në Lipari. Leonida nxiton ta takojë në veri të Italisë shumë i shqetësuar nga ky gjest. Më pas, heshtja. Një letër e fundit e Edës për të përgënjeshtruar fejesën e saj me Kontin Pietro Kapuano në Kapri. Leonida nuk përgjigjet. Dhe duhet të kalojnë dhjetë vite të tjera përpara se të kenë mundësinë të takohen përsëri në ishull, por kësaj here të lodhur.