Gjykata Supreme Ruse rehabiliton Carin e fundit
Gjykata Supreme Ruse vendosi të mërkurën rehabilitimin e plotë të figurës së Carit të fundit, Nikolla II, ashtu si dhe gjithë familjes së tij. Kjo do të thotë se tashmë, nëntëdhjetë vjet pas vdekjes së tyre, familja mbretërore konsiderohet zyrtarisht viktimë e represionit sovjetik.
Vendimi i së mërkurës e afron Rusinë më shumë se më parë me njohjen publike të masakrës famëkeqe, një prej ngjarjeve më domethënëse në periudhën e përgjakur të Revolucionit të Kuq, i cili u pasua nga shtatëdhjetë vjet diktaturë nën shtetin sovjetik.
Nikolla II, ashtu si gjithë monarkia, u përbalt me të gjitha rrugët e mundshme në historinë e shkruar prej komunistëve. Por që me rënien e Bashkimit Sovjetik po vërehet gjithnjë e më shumë si pjesë e rëndësishme, në mos pozitive, e së shkuarës ruse.
Gjithsesi, deri të mërkurën shfaqej hezitues përpara perspektivës së rehabilitimit të Carit, për shkak të mbretërimit të tij të përfolur, në mos të përgjakshëm.
Verdikti "njeh zyrtarisht akuzat e pabaza për represion dhe rehabiliton pjesëtarët e familjes mbretërore, tha të mërkurën Pavel Odintsov, një prej zëdhënësve të gjykatës. Ky është vendimi përfundimtar".
Mbetet i paqartë fakti përse Gjykata Supreme hodhi poshtë një vendim të marrë nëntorin e shkuar, sipas të cilit familja e Romanovëve nuk mund të rehabilitohej, duke qenë se ekzekutimi i tyre u urdhërua në vitin 1918 në bazë të akuzave për krime dhe jo me baza politike.
Në librat e historisë, Nikolla II shpesh portretizohet si i dobët dhe disi naiv. Regjimi i tij në disa raste shfaqej tërësisht brutal, si gjatë vrasjeve të së dielës së përgjakur të protestuesve paqësorë në vitin 1905, por edhe jokompetentë, ashtu edhe gjatë përfshirjes në Luftën e Parë Botërore. Gjithsesi, në zona të caktuara të Rusisë postsovjetike portretizohet si njeri vizionar dhe simbol i besimit ortodoks.
"Ky vendim tregon supremacinë e ligjit dhe triumfin e tiranisë e të mizorisë", i tha gjykatësi German Lukjanov dukeshës së madhe Maria Vladimirovna, pasardhëse e Carit, e cila i kishte kërkuar gjykatës më të lartë ruse rehabilitimin e familjes mbretërore që para tre vjetësh.
Në korrikun e vitit 1918, me urdhër të Leninit, Cari, bashkëshortja Aleksandra, bijat e tyre, Olga, Tatjana, Maria, Anastasia dhe trashëgimtari 13-vjeçar i fronit, Aleksei, u ekzekutuan me pushkatim në bodrumin e një shtëpie të Katerinburgut, një qytet në malet Urale në Rusinë Qendrore.
Vrasjet u kryen nga qeveria bolshevike, e cila atëherë ishte në hapat e saj të parë, me synim përforcimin e pozitave në pushtet në një çast kur në Rusi po zhvillohej një luftë e përgjakshme civile.
Ka shumë të ngjarë që trupat e Romanovëve të jenë zhytur menjëherë pas ekzekutimit në acid, për të fshehur identitetin e tyre. Vetëm pas kësaj u varrosën në një vend sekret. Mbetjet e Nikollës dhe Aleksandrës, si dhe ato të tre prej pesë fëmijëve, u zbuluan në vitin 1991, teksa Bashkimi Sovjetik rrënohej krejtësisht. U varrosën në një dhomë të posaçme mortore në Katedralen e Pjetrit dhe Palit në Shën Pjetërburg, ku janë varrosur shumë prej pjesëtarëve të tjerë të monarkisë ruse.
Eshtrat e dy fëmijëve të tjerë të Carit pritën edhe 16 vite të tjera për t‘u zbuluar. Në gusht të vitit 2007, një arkeolog nga Katerinburgu zbuloi disa pjesë gjymtyrësh jo larg nga vendi ku u gjetën ato të pjesës më të madhe të familjes mbretërore. Muajt e parë të këtij viti, autoritetet ruse deklaruan që testet e ADN-së kishin vërtetuar se ato u përkisnin dy fëmijëve të tjerë të familjes mbretërore, Alekseit dhe Marias.
Pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore janë rehabilituar më parë. Në vitin 1999, katër princat e familjes Romanov, të vrarë nga bolshevikët, përfshi edhe birin e Aleksandrit II, u zhveshën nga çdo lloj akuze që i konsideronte të gjykuar dhe të dënuar për krime.
Por, reputacioni i Carit të fundit të Rusisë, të cilit shpesh propaganda revolucionare i referohej si "Nikolla i përgjakshëm", ishte errësuar nga retë e zeza të brutalitetit me të cilin mbretëroi, ashtu si edhe nga varfëria e skajshme e krizat e vazhdueshme të urisë, luftërat dhe kolapsi shoqëror që pllakosën vendin. Janë jo të paktë ata historianë që fajësojnë Car Nikollën për të gjitha këto.
Gjyqtari Lukjanov tha se në muajt pasardhës do të shqyrtonte kërkesat lidhur me rehabilitimin e figurave të tjera të familjes Romanov, përfshi këtu edhe vëllain e Carit Mikhailin, ashtu si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Kisha Ortodokse, e cila i vlerësoi Romanovët me statusin e martirëve në vitin 2000 (pa harruar se edhe vetë u bë pre e persekutimeve masive nga ana e regjimit bolshevik), e mirëpriti verdiktin e së mërkurës. "Është një hap shumë i rëndësishëm në pastrimin e historisë sonë nga pesha e këtij krimi kundër familjes së Carit", tha At Vsevolod Çaplin, një zëdhënës i kësaj kishe. "Në një mënyrë apo tjetër, perceptimet shoqërore ndaj Nikollës dhe gjithë familjes mbretërore në përgjithësi po ndryshojnë rrënjësisht", shtoi ai. "Gjithnjë e më shumë njerëz po shkëputen me kënaqësi nga klishetë e vendosura me forcë prej regjimit të dikurshëm, i cili bëri gjithçka të mundshme për t‘i shfaqur në sytë e popullit si përbindësha e kriminelë".
Një ekspozitë për familjen Romanov
Një ekspozitë u hap para disa kohësh në Moskë, në Kishën e Krishtit Shpëtimtar, e shkatërruar nga Stalini dhe e rindërtuar pas viteve nëntëdhjetë, me rënien e Bashkimit Sovjetik, çast kur Rusia iu kthye përsëri besimit te Zoti.
Në muzeun e hapur në katet e nëndheshme të kësaj kishe, nëna e bija grumbulloheshin rreth fotove të motrave adoleshente Romanov. Gjyshe në moshë të thyer, me koka të mbuluara me shami, ndaleshin gjatë përpara çdo fotografie apo letre.
Zonja Milkhina, flokët e thinjur të së cilës shfaqeshin aty-këtu jashtë shamisë, nisi të qajë teksa fliste për Carin dhe gjithë familjen perandorake.
"Sigurisht, si zyrtari më i lartë i qeverisë mund të ketë bërë ndonjë gabim, tha. Por si njeri, si i krishterë, ishte figurë e madhe".
Ekzibicioni për të cilin po flasim, i mbështetur financiarisht nga shteti, që vuri në dispozicion edhe arkivat në bashkëpunim me grupe pranë Kishës Ortodokse Ruse, u rrek të gjejë një baraspeshë mes roleve historike dhe fetare të Carit.
Nëpër vitrina qenë shfaqur dokumente dhe fotografi, të cilat nuk kishin asnjë shans të dilnin para syve të rusëve të thjeshtë gjatë kohëve të bolshevizmit.
Mes tyre gjendej edhe letra e abdikimit të Nikollës II, në mars të vitit 1917, si dhe kuponi i racioneve të ushqimit që iu dhanë në çastin kur e gjithë familja ra në duart e bolshevikëve.
Por kishte njëherësh edhe objekte që nuk janë shfaqur kurrë më parë për publikun e gjerë rus, siç janë pushkët e përdorura gjatë ekzekutimit nga ushtarët e kuq.