Gjakovë, 25 mijë euro ndihma për të përmbyturit në Shkoder
GJAKOVE- Biznesmenët gjakovarë kanë grumbulluar ndihma humanitare në vlerë 25 mijë euro për popullatën e prekur nga përmbytjet në zonat veriore të Shqipërisë.Ndihmat janë mbledhur gjatë ditës së hënë dhe të martë, ndërsa bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.Kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të komunës dhe organizatave tjera që të ndihmojnë me çka kanë mundësi.Ne qarkun e Shkodres eshte përgjysmuar harta e përmbytjeve. Ministria e Brendshme bëri me dije se sipërfaqja e tokës së zhytur nën ujë dje arrinte në 5.234 hektarë. Banoret kane nisur kthimin ne banesa te cilat jane demtuar shume nga permbytjet. (s.g/BalkanWeb)