E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici i specialeve: Qellova per vetembrojtje

TIRANË- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, pasi degjoi pretendimet e paleve vendosi qe i arrestuari Ylli Ceka, tashme ish-punonjes i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, (FNSH-se) te mbetet nen masen e sigurise "arrest me burg" dhe shtetasi Julian Pushaj, u lirua me masen "detyrim per paraqitje".


Gjyqtari i gatshem i masave, i cili ka degjuar versionin e prokurorise per ngjarjen e ndodhur pak dite me pare ne fshatin Qesarake, prane rruges qe te çon ne afersi te repartit RENEA ne Tirane, dhe me pas pretendimet e vete protagonisteve te ngjarjes, per te vendosur lirimin e Pushajt dhe izolimin Cekes.


Vete te arrestuarit kane ngritur pretendime te ndryshme para gjykates. Ceka eshte shprehur se ka qene i detyruar te mbrohet por nuk ka pasur qellim te vriste njeri, thjesht te frikesonte sipas tij, agresorin E.Vogli.


Ndersa, Pushaj eshte shprehur se "kerkoja thjesht sqarime per apartamentin e blere te cilin po e kerkonte edhe nje person tjeter". Avokatet mbrojtes, kerkuan nje mase me te bute per dy te arrestuarit, ndersa prokurori kerkoi izolimin ne qeli te Cekes dhe lirimin e Pashajt. Kjo kerkese e prokurorit u pranua, pas terheqjes per vendim nga gjyqtari i gatshem.


Sipas akuzes, ngjarja ka ndodhur tre dite me pare ne fshatin Qesarake, prane rruges qe te çon ne afersi te repartit RENEA. Ne kete ngjarje mbeten te plagosur rende E.Vogli dhe Bashkim Ceka, ky i fundit administrator i pallatit, i cili eshte bere shkak per konfliktin, qe perfundoi me shkrepjen e armes nga i arrestuari Ceka qe solli plagosjen e Voglit. Mesohet se konflikti mes tyre ka ardhur per shkak se administratori i pallatit ka shitur dy here te njejtin apartament.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›