Bankieri pirat, sistem piramidal brenda bankes

VLORË/ Gjykata e Vlores ka vendosur arrest ne burg per dy te pandehurit, ndersa dyshohet se ka dhe persona te tjere te perfshire ne marrjen e nje shume te dyshuar mbi 500 000 euro
VLORË - "Sistem piramidal" brenda bankes. Ky mendohet te jete mekanizmi qe ka ndjekur i arrestuari ne kuadrin e operacionit "Bankieri pirat". Burime nga hetimet bejne me dije dyshimet, nderkohe qe gjithçka mbahet e rezervuar, perfshi ketu edhe seancen e mases se djeshme te sigurise. Prokurori i çeshtjes, Maksim Sota, ka kerkuar qe seanca te zhvillohej me dyer te mbyllura.
Kjo per shkak te ecurise se hetimeve dhe mosdekonspirim te te dhenave, te cilat mund te perfshijne edhe persona te tjere ne marrjen padrejtesisht te nje shume qe mendohet se i kalon 500 000 eurot. Kastriot Brahimuço, avokati mbrojtes i specialistit te kredise se bankes, ka kerkuar zhvillimin e gjyqit me dyer te hapura, kerkese qe eshte pranuar edhe nga te pandehurit. Por trupi gjykues ka vendosur qe gjithçka te mbetej brenda salles, duke pranuar kerkesen e organit te akuzes.
Mekanizmi i marrjes se parave
Gjithsesi burimet bejne me dije detaje nga mekanizmi. Sipas tyre, jane gjetur dokumente te falsifikuara, qe perfshijne direkt te pandehurin Gentjan Hoxha. Mendohet qe sistemi te jete ndertuar nepermjet nje logjike te tille: pjese nga shuma e parave te depozituara nga X klient, kalohej nepermjet falsifikimit tek nje person tjeter dhe nga ky i dyti parate kaloheshin ne transaksione te tjera. Kontrata te tilla kane vijuar zinxhirin, duke i dhene mekanizmit formen e piramides. Ende nuk dihet sakte numri i kontratave apo te prekurit, pasi gjithçka pritet t'i nenshtrohet hetimit te hollesishem.
Aktualisht po verifikohen gjithe asetet qe zoteroheshin nen emrin e shoqerive te ngritura rishtaz, ndersa do te hetohen imtesisht dokumentet ne banke, per te zbardhur gjithçka, ku nuk perjashtohen ketu edhe verifikime nga vete klientet.
Burimet nuk perjashtojne qe ne kete çeshtje te jene perfshire edhe persona te tjere, por keto ende mbeten ne kuadrin e dyshimeve. Ka qene vete banka ajo qe ka sinjalizuar organet e prokurorise lidhur me dyshimet per nje sasi parash te marre prej njerit prej specialisteve te saj te kredise, ndersa ende nuk ka shifer zyrtare per demin qe i eshte shkaktuar.
Vendimi i gjykates
Burg pa afat eshte dhene dje per te akuzuarit e operacionit te koduar "Bankieri pirat", per t'i dhene kohe hetimeve te zbardhin gjithçka rreth vjedhjes spektakolare te nje shume te dyshuar mbi 500 000 euro.
Operacioni u realizua kater dite me pare nga ana e Sektorit Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut ne bashkepunim me Njesine e perbashket hetimore "Task force" ne Prokurorine e Vlores. Gentian Hoxha, 35 vjeç, specialist kredie prane nje banke ne Vlore se bashku me Fatjon Hoxhen, administrator i shoqerise "Adion sh.p.k" ne Vlore u vune ne pranga shtunen.
Akuzat qe rendojne mbi ta jane "falsifikim i dokumenteve", "vjedhje duke shperdoruar detyren", "nderhyrje ne te dhenat kompjuterike", "pastrim i produkteve te vepres penale", te kryera keto ne kushtet e bashkepunimit. Parate e marra nga hetimet e deritanishme rezulton se ishin perdorur per ngritjen e disa bizneseve te medha ne qytetin e Vlores.