Thellimi i krizës në Shqipëri, Berisha anulon vizitën në Maqedoni
Kryeministri kishte planifikuar vizitë më 26 maj në Shkup
Eljona Ballhysa
Thellimi i krizës politike në Shqipëri e ka detyruar kryeministrin Sali Berisha që të anulojë vizitën e parashikuar në datën 26 maj për në Maqedoni. Megjithëse qeveria shqiptare nuk ka dhënë detaje për shkaqet e anulimit të kësaj vizite, lajmin e ka bërë të ditur dje zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Petar Çulev. Ai është shprehur se grupet përkatëse nga të dyja shtetet po punojnë të gjejnë mundësinë e vendosjes së një date tjetër për takimin midis dy kryeministrave, Berishës dhe Gruevskit. Ndërkohë që bëhet e ditur gjithashtu se shkaqet që e detyrojnë Berishën për të anuluar këtë vizitë janë thellimi i krizës politike në Shqipëri dhe axhenda e ngjeshur me takime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Kryeministri Berisha do të udhëtonte drejt Maqedonisë për të nënshkruar, bashkë me homologun e tij, marrëveshjen për regjimin e ujërave midis dy vendeve.
Anulimi
“Të dyja grupet nga shtetet përkatëse po punojnë për gjetjen e një periudhe të përshtatshme për t’u zhvilluar ky takim. Siç po ecin dhe zhvillimet, në muajin maj nuk do të ketë ndonjë vizitë të Berishës në Maqedoni”, - ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Petar Çulev. Ndërkaq, nga kabineti i kryeministrit Sali Berisha nuk është dhënë asnjë informacion pse bëhet anulimi i kësaj vizite, e cila ishte planifikuar që më parë. Mësohet se përgjigjja zyrtare nga Shqipëria, dërguar autoriteteve maqedonase, ka qenë angazhimi i kryeministrit Berisha në takimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe thellimi i krizës politike mes maxhorances dhe opozitës.
Aktualisht në Maqedoni vazhdon një situatë e tensionuar ndërmjet etnitetit shqiptar dhe atij maqedonas, për mospranimin e kërkesave të shqiptarëve nga ana e Gruevskit dhe vrasja e katër shqiptarëve disa ditë më parë nga policia maqedonase. Vetë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë takimit me Ahmetin e Thaçin në Tiranë ka apeluar që të ruhet situata e qetë në Maqedoni pasi dhuna nuk i shërben askujt.
Marrëveshja
Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, do të udhëtonte drejt Maqedonisë më 26 maj për të firmosur marrëveshjen për regjimin e ujërave mes dy vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve maqedonase “Makfax”. Sipas saj, “gjatë vizitës në Shkup pritet që Berisha të përsërisë qëndrimet e Shqipërisë për mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Maqedoni”. Sipas burimeve të njëjta, “Berisha, në takimin me kolegun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski, do të nënshkruante edhe marrëveshje për ujërat ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, me të cilën do të rishikohet marrëveshja e nënshkruar më parë”. Regjimi i ujërave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë është një çështje e mbetur pezull që pas shkëputjes prej ish-Jugosllavisë së vendit fqinj. Një gjë e tillë ka sjellë probleme të mëdha në zhvendosjen e ujërave, duke shkaktuar edhe përmbytje në zonat kufitare të dy vendeve.
Lohan: “Dialog politik në Kuvend për hir të integrimit”
Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan, përcolli sërish dje mesazh të qartë për partitë politike për dialog konstruktiv, si element i nevojshëm për të ecur drejt Bashkimit Europian. Pikërisht integrimi i Shqipërisë në familjen europiane ishte tema e konferencës që u zhvillua dje paradite, në të cilën merrnin pjesë ambasadori italian, Saba D’Elia, kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. “Një prej zonave ku duhet të inkurajojmë është fryma e dialogut konstruktiv politik mes të gjithë shqiptarëve, ky është i nevojshëm për të ecur përpara drejt BE-së. Fryma e dialogut duhet shfaqur mbi të gjithë në Kuvend, që është një vend institucional”, - nënvizoi Lohan. Ambasadori Lohan vlerësoi shpejtësinë e dorëzimit të Pyetësorit për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë dhe tha se reagimet e para të ndërkombëtarëve janë pozitive, por nënvizoi se “duhet ende shumë punë në drejtim të përmirësimit të luftës kundër korrupsionit, si dhe në zbatimin e legjislacionit, i cili ka mbetur vetëm në letër”. Një sektor i veçantë, sipas tij, që kërkon shumë vëmendje, është dhe Drejtësia. Nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se 96% e shqiptarëve duan integrimin dhe se anëtarësimi në familjen europiane është rruga më e shkurtër për të kapur kohën e humbur. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi se 70% e akteve ligjore shqiptare është në të njëjtën linjë me legjislacionin europian.
20 Maj 2010