Thellohet deficiti tregtar, INSTAT: Deficiti 31.1 mld lekë
TIRANE- Shqipëria po del me humbje në tregtinë me fqinjët dhe vendet e tjera partnere. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për një thellim të mëtejshëm të deficitit tregtar, tregues që në shtator të këtij viti ka arritur vlerën alarmante të 31.1 miliard lekëve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deficiti është thelluar me 18.1%.
Nga të dhënat e INSTAT rezulton se gjatë muajit shtator, niveli i eksporteve arriti në 9.5 miliard lekë, duke shënuar një rënie prej 10.9% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë që importet vlerësohen në mbi 40.6 miliard lekë ose 9.7% më të larta se shtatori i vitit 2008.
Shkëmbimet tregtare të vendit tonë mbeten të orjentuara drejt vendeve të Bashkimit Europian, me të cilat kryhet 68% e totalit të tregëtisë.
(e.n/news24/BalkanWeb)