Mbyllet tuneli Kalimashit, shoferët gjejnë rrugë alternative
KUKES- Pas mbylljes të tunelit të Kalimashit, drejtuesit e mjeteve kanë gjetur një mënyrë tjetër për të shkurtuar rrugën nga veriu drejt Tiranës. Mjetet tashmë kanë nisur të qarkullojnë në rrugën malore njëkalimëshe mbi malin e Thirrës dhe Kalimashit, e cila u hap si segment për mjetet gjatë punimeve të rrugës Durrës-Kukës.
E teksa drejtuesit shmangin rrugën e vjetër Kukës-Fushë Arrëz-Mirditë, ata përshkojnë segmentin rural i cili është i qarkullueshëm më vështirësi.
Cdo natë në tenativë për të kaluar në anën tjetër të tunelit, mjetet bllokohen nga balta dhe gropat me ujë në këtë rrugë, pasi ajo nuk është as e shtruar dhe as e asfaltuar, përderisa gjatë ndërtimit të Durrës-Kukës kishte funksion teknik të përkohshëm.
Shpesh është dashur dhe ndërhyrja e mjeteve të tjera për të ndihmuar automjetet që bllokohen në këtë aks.
(m.a/News24/BalkanWeb)