Thellohet kriza në sistemin shëndetësor
18/12/2008 Mjekët nisin protestat, paralizohen shërbimet për kujdesin ndaj pacientëve
Ngjarjet e fundit të ndodhura në sistemin shëndetësor, ku përfshihen jo vetëm rastet e dhunës ndaj mjekëve që janë ushtruar prej familjarëve të viktimave, por dhe arrestimet e shumta të kryera nga forcat e policisë, kanë treguar se po thellohet gjithnjë e më shumë kriza e besimit në dhënien e ndihmës mjekësore. Të parat që goditen në këtë rast janë institucionet spitalore dhe veçanërisht QSUT-ja, që në vit trajton më shumë se 5 milionë pacientë. Pavarësisht këtij fakti, stafi mjekësor i kësaj qendre gjatë ditës së djeshme ka iniciuar dhe protestën triditore të paralajmëruar kundrejt dhunës së ushtruar ndaj tyre. Shkak për këtë është bërë rasti i fundit i goditjes me thikë të mjekut endokrinolog Agron Ylli teksa ushtronte aktivitetin në klinikën e tij private. Pezullimi i të gjitha aktiviteteve dhe shërbimeve që ofrohen në spitale rrezikon shëndetin e pacientëve që në këto ditë duhej të bënin ndërhyrjen kirurgjik, që tani nuk dihet se kur do të bëhen. Vetë drejtuesit e shëndetësisë pohojnë se gjendja në spitale ka arritur aty ku s’mban më, ndaj dhe kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e shtetit në hartimin e statusit të veçantë mbrojtës kundrejt misionit të bluzave të bardha. Përkundrejt kësaj situate, drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Gjeorgjina Kuli u është drejtuar institucioneve qeveritare që të marrin masa për mbrojtjen e mjekëve në të gjithë vendin. Në të kundërt situata në spitale do të vijë duke u përkeqësuar. Fillimi i këtij viti është shoqëruar me ngjarje të njëpasnjëshme skandaloze nëpër spitalet e vendit, veçanërisht në QSUT, e cila po përballet prej kohësh me mungesa të theksuara barnash për shkak të abuzimeve që kryhen nga drejtuesit e këtyre institucioneve. Ndërkohë këta të fundit janë ndryshuar vazhdimisht, duke transmetuar dhe destabilitetin në ofrimin e shërbimeve, ku për të folur për përmirësim të cilësisë as që bëhet fjalë. Megjithatë, faji për këtë situatë të shëtit sa në një institucion në një tjetër, ku pacientët akuzojnë mjekët për mitmarrje, ndërsa këta të fundit ankohen në qeveri për ushtrim dhune nga të afërmit e pacientëve. Këtë situatë problematike e ka pohuar dhe vetë kreu i dikasterit të Shëndetësisë Anila Godo, e cila është shprehur se “nuk përjashtohen rastet e korrupsionit në bluzat e bardha”. Ka ende aty-këtu mjekë që zhvatin pacientin në këmbim të shërbimeve, që në fakt ua siguron shteti. Por në përgjithësi mjekët janë të devotshëm dhe vënë me dëshirë jetën e tyre në shërbim të qytetarit.”
“Nuk përjashtohen rastet e korrupsionit në bluzat e bardha. Ka ende aty-këtu mjekë që zhvatin pacientin në këmbim të shërbimeve, që në fakt ua siguron shteti. Por në përgjithësi mjekët janë të devotshëm dhe vënë me dëshirë jetën e tyre në shërbim të qytetarit”, - ka pohuar ministrja e Shëndetësisë Anila Godo.
Pezullimi
Nis protesta e heshtur e mjekëve, bllokohen shërbimet Gjatë ditëve të paralajmëruara për protesta të gjitha shërbimet shëndetësore në QSUT do të ndërpriten. Problematike situata mbetet për ata pacientë që gjatë këtyre tri ditëve duhej të zhvillonin ndërhyrjet kirurgjike të planifikuara. Pra, këto ndërhyrje nuk do të bëhen, duke i shtyrë ato për një tjetër kohë. Trajtimi i rasteve emergjente do të bëhet vetëm pranë urgjencave, ndërsa konsultat dhe operacionet do të pezullohen.
Kriza
Fillimi i këtij viti është shoqëruar me kriza të njëpasnjëshme në sistemin shëndetësor, ku përveç infrastrukturës së dobët të ofrimit të shërbimeve e rëndë ishte dhe mungesa e theksuar e barnave nëpër pavijone. Ndërsa në spitalet e rretheve, si pasojë e tenderave abuzuese, gjenden me mijëra euro të çuara dëm në blerjen e barnave të shtrenjta, të cilat jo vetëm nuk janë vënë në punë nga këto shërbimeve, por kanë dalë jashtë përdorimit për shkak të tejkalimit të afateve të përdorimit.
Brenda pak kohësh shënohen tri incidente
Denoncimet kundër bluzave të bardha
Përplasjet dhe konfliktet ndërmjet pacientëve dhe stafeve mjekësore gjatë viteve të fundit kanë ardhur në rritje. Ndërkohë palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë respekti. Gjatë 2008-s janë shënuar tri incidente dhune ndaj mjekëve, ku rasti i fundit ishte plagosja e mjekut endokrinolog Agron Ylli teksa ushtronte punën në klinikën e tij private vetëm pse nuk lëshoi një fletë KEMP-i për pacienten e tij. Muaj më parë të njëjtin fat pësoi edhe kardiokirurgu Ali Refatllari dhe mjeku neurolog i spitalit të Vlorës Kosta Koçiu. Përkundrejt këtyre rasteve të shumta kanë qenë dhe arrestimet e kryera nga forcat e policisë ndaj abuzimeve të kryera nga vetë mjekët, çka faktohet me marrjen e një sërë masash denoncuese kundrejt personelit shëndetësor. Gjatë dy vjetve të fundit rreth 19 mjekë të shërbimeve të ndryshme spitalore janë kthyer në objekt i procedimeve nga strukturat e policisë dhe drejtësisë. Ata janë akuzuar për procese të shumta abuzimi në kurriz të pacientëve si mitmarrje, korrupsion, ekspertim të rremë dhe mjekim të gabuar, që në shumë raste ka rezultuar vdekjeprurës për disa pacientë.