E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, preken 6 fëmijë nga hepatiti A

18/12/2008  Prindërit e 8-vjeçares së sëmurë akuzojnë stomatologët për kushtet e këqija të higjienës

GJIROKASTER - Gjashtë pacientë me hepatitis viral A (verdhëza) janë shtruar gjatë kësaj jave në pavijonin infektim të spitalit rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës.

Sipas mjekut infeksionist, Adrian Misha, pacientët e prekur nga verdhëza janë kryesisht fëmijë të moshave nga 3 deri në 10 vjeç, nga lagje të ndryshme të qytetit, ndërsa 4 prej tyre janë të afërm.

Të prekurit

“Shfaqja e kësaj sëmundjeje është e pazakontë për periudhën në të cilën ndodhemi”, tha mjeku Adrian Misha, duke shtuar se aktualisht të prekurit po kurohen nën masat e rrepta të karantinës dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm. Ndërsa prindërit e vajzës së sëmurë, të cilët dëshironin të mbesin anonim, kanë deklaruar se shkaktarët e vërtetë janë shërbimet e stomatologjisë, të cilët nuk janë në gjendje të mbrojnë jetën e pacientit. “Do të shkoj direkt tek ministrja i Shëndetësisë dhe t’i kërkoj asaj që të gjithë fajtorët të ndëshkohen”, deklaron mamaja e vajzës së sëmurë. Sipas saj, vajza 8-vjeçare ka shkuar rreth një muaj për t’u vizituar tek dentisti dhe aktualisht ajo po përjeton një situatë të vështirë shëndetësore, për shkak se hepatiti viral A nuk u kap në kohën e duhur dhe për këtë fakt vogëlushja mendohet se do të qëndrojë 21 ditë në spital, në gjendje karantine.

Gjatë vitit të kaluar, reparti i hepodializës zbuloi pesë raste me hepatit, 2 raste janë me hepatit C dhe 3 raste të tjera me hepatit B. Ndërsa, gjatë këtij viti sëmundja e verdhëzës ka qenë e pranishme në qytetin e Gjirokastrës. Fillimisht ajo u shfaq në lagjen “Zinxhira” ku jeton një komunitet rom, duke prekur disa fëmijë, njëri prej të cilëve humbi jetën pak kohë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›