E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet skandali Petraeus

Dorëheqja e David Petraeus-it si drejtor i CIA-s është një goditje serioze për udhëheqjen kombëtare të sigurisë dhe vjen në një moment fatkeq, shkruan në një editorial të sotëm, e përditshmja amerikane, Washington Post.
“Me largimin e pritshëm të sekretares së Shtetit Hillary Rodham Clinton dhe një riorganizimi të mundshëm të zyrtarëve të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti Obama mund të kishte përfituar nga njohuritë e zotit Petraeu, derisa ai fillon të përballet me sfidat e mandatit të dytë, si ato në Iran, Afganistan, Siri dhe gjetkë”, thuhet në editorial.
Petraeaus i kupton këto çështje më mirë se çdo amerikan, dhe arritjet e tij si komandant ushtarak jane te shumta.
Duke pasur parasysh këto fakte, shkruan ËP, disa kanë pyetur nëse zoti Obama duhet ta kishte pranuar dorëheqjen e zotit Petraeus.
“Drejtori i CIA-s nuk u zbulua se ka kryer ndonjë krim. Tradhtia bashkëshortore, të cilën ai pranoi, nuk është e pazakontë, duke përfshirë edhe personelin e agjencisë së tij. Megjithatë, sipas mendimit tonë, presidenti mori vendimin e drejtë”, theksohet në editorial. Dështimi i Petraeus nuk është thjesht një marrëdhënie e paligjshme, por, pakujdesia e përdorimit të një llogarie në Gmail për të dërguar mesazhe eksplicite, që si rezultat, u përfshinë në një hetim të FBI-së. Një sjellje e tillë nuk do të ishte e pranueshme në sektorin privat, e as në ushtri, siç ka pranuar vetë zoti Petreaus, nënvizon gazeta.
Rënia e befasishme e Petreaus erdhi si një goditje për shumë njerëz në Uashington, që ngritën pyetje si arsyeshme, ashtu edhe të paarsyeshme.
Nderkohe pentagoni zgjeron edhe me shume hetimet rreth rastin petraeus. 
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se ka filluar një hetim ndaj gjeneralit John Allen, komandanti i lartë amerikan në Afganistan, nën dyshimet për komunikim të papërshtashëm me një grua të përfshirë në skandalin që çoi në dorëheqjen e shefit të CIA-s, David Petreas.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se Pentagoni është duke studiuar rreth 20 mijë deri në 30 mijë faqe e-maili që kanë shkëmbyer Gjenerali Allen me Jill Kelley-n mes viteve 2010 dhe 2012. Zyrtari nuk saktësoi natyrën e dokumentave, por tha se ka shumë mundësi që kjo çështje të jetë e lidhur me hetimin ndaj zotit Petreas. Jill Kelley kishte miqësi me gjeneralin Petreas dhe ishte ajo që kontaktoi FBI-në lidhur me e-mailet kërcënuese që kishte marrë nga gruaja me të cilën gjenerali pati një lidhje jashtmartesore që çoi në dorëheqjen e tij të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›