Themelohet Fondacioni Vodafone Albania
Takimi i pasdites se djeshme ishte vetem fillimi i servirjes se informacionit te pare, pra nje ceremoni e themelimit te Fondacionit Vodafone Albania. Pjesa tjeter, puna reale dhe rezultatet e prekshme te asaj cka do te jete realisht ky fondacion i perkasin diteve qe vijne. Ne prani te te ftuarve te shumte, nje pjese e tyre edhe imazhe te kompanise Vodafone, apo partnere te kahershem te kompanise ne Shqiperi, u paraqit programi i tij. Po cdo te jete ky fondacion realisht?! Sikunder u theksua edhe ne prezantimin e tij nga Erjona Shahini dhe Albi Greva, qellimi i Vodafone Albania Foundation synon te alokoje fonde organizatave lokale, duke perfshire NGO-te, shoqerine civile dhe institucione shteterore, ne menyre qe t'i pergjigjet me se miri nevojave te komunitetit. Njekohesisht fokusohet dhe ne dhenien e donacioneve nga perfitimet e zhvillimit te teknologjise se komunikimit celular". Dy burime kryesore te fondeve jane Vodafone Group Foundation (VGF) & Vodafone Albania.
Duke shenuar ne kete menyre edhe themelimin e fondacionit te 24-t Vodafone neper glob. Sic edhe 23 fondacinet e tjera neper bote, edhe ky i Shqiperise u krijua pikerisht per t'i ardhur ne ndihme ne saje te financimit te projeteve sociale, njerezve ne nevoje. Per te qene nje partner i fuqishem i shoqerise civile ne mbeshtetejen e komuniteteve ne nevoje. E ndihma e ketij fondacioni do te shkone drejtperdrejt ne fushat e edukimit, shendetesise dhe mjedisit. Qe edhe deri me tani, kompania celulare i ka mbeshtetur ne saje te projekteve te vazhdueshme prej vitit 2004, duke u rritur vit pas viti deri ne themelimin e fondacionit qe do te kuroje direkt kete ceshtje.
Fondacioni ka planifikuar tri sezone te aplikimeve per grante, per t'i dhene mundesine shoqerise civile, individeve apo shoqatave qe kane target te tyre njerezit ne nevoje, per te aplikuar projekte te suksesshme ne ndihme te komuniteteve ne nevoje. Per kete, sikundet thekson edhe drejtori ekzekutiv i fondacionit, Albi Greva per aplikimet do te kete fushata informi ne faqet e shtypit te perditshem dhe ne mediat elektronike. Gjithcka per te kryer sic duhet misionin e Vodafone Albania Foundation: "frymezuar nga pasioni per boten qe na rrethon, dedikon investime sociale per te ndihmuar ne kete menyre njerezit te kene nje jete me te mire nepermjet avantazheve te zhvillimit te teknologjise te komunikimit celular; te mbrojtjes se mjedisit e duke mbeshtetur komunitetet vendase, pjese e te cileve jane klientet , punonjesit dhe partneret e biznesit se kompanise Vodafone".