E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja programet speciale te fondacionit

Flet drejtori ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva
Pas prezantimit te Fondacionit Vodafone Albania, drejtori ekzekutiv, Albo Greva tregon edhe disa detaje per programe specifike, per te cilat individe apo shoqata mund te aplikojne per te perfituar fonde. Olimpiada Speciale eshte nje prej tyre, e cila ka te beje me perfshirjen ne sport te njerezve me aftesi te kufizuara ose me nevoja speciale. "Ky eshte nje program i cili do te shihet me shume prioritet-tregon ai, dhe ne do te shohim me shume kenaqesi te gjitha ato aplikime qe duhet te vijne per kete program". Pritet qe edhe njerez te sportit te muzikes te perfshihen ne misionin e madh humanitar.
Ky eshte vetem fillimi i nje prezantimi per Fondacionin Vodafone Albania, cdo te vije me pas?
Ne fakt ka disa muaj qe punohet per te mberritur tek kjo dite, pasi na eshte dashur te punojme per politikat, manualet, strategjite se si duhet te punojme. Mbi te gjitha cfare do t'i ofrojme publikut dhe si do te jemi te gatshem qe keto fonde te cilat i marrim nga kompania meme, do t'i veme ne nevoje te njerezve ne nevoje. Keto nepermjet aplikanteve, pasi ne si fondacion nuk besoj qe do te bejme ne projekte per njerezit ne nevoje. Ne financojme ata qe kane projekte te tilla, ne menyre qe te shohim nje impakt te dukshem per ate cka ne ofrojme. Dhe ne si fondacion kete do te shohim ne menyre shume te kujdesshme, pasi duam qe parate te cilat ne veme ne dispozicion te shoqerise civile, te perdoren drejt dhe te shkojne realisht per ndryshimin e jetes se njerezve ku ato destinohen.
Partneret tuaj ne kete sipermarrje do te jene shoqatat nepermjet te cilave do te shkohet tek njerezit ne nevoje?
Po sigurisht qe ato jane te rendesishme, por sikunder u theksua edhe ne prezantim do te kete edhe aplikime individuale. Pra ka edhe individe qe pretendojne se do te sjellin ndryshime ne jeten e njerezve, dhe nepermjet aplikimeve te tyre do te mund te arrihet ky mision. Te gjitha projektet qe do te financohen do te ndiqen me shume kujdes. Dhe per te gjitha aplikimet per projektet qe ne do te mundesojme, padyshim qe do te kete fushata promocionale ne faqet e shtypit te perditshem por edhe ne kavalete televizive ne menyre qe individi, publiku, organizata te mund te jene te informuar qe jane keto fushata aplikimi me te gjitha detajet e duhura.
Permendet edhe nje program, sporti dhe muzika ne ndihme te bamiresise. Cdo te jete ne fakt ky program?
Nje nder programet, por ndoshta me specifiku i fondacionit, i cili tenton qe emra te njohur te sportit dhe muzikes, qe jane te interesuar per te ndihmuar njerezit ne nevoje. Nje rast konkret i zbatimit te ketij programi, eshte organizimi i Olimpiades Speciale, e cila ka te beje me perfshirjen ne sport te njerezve me aftesi te kufizuara ose me nevoja speciale. Pasi rrethe nesh ka shume nga ata individe qe nuk jane te mundur sa pjesa me e madhe e jona. Ky eshte nje program i cili do te shihet me shume prioritet, dhe ne do te shohim me shume kenaqesi te gjitha ato aplikime qe duhet te vijne per kete program.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›