E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thereska: Duhani dhe diabeti armiqtë e veshkave

Duhani dhe diabeti cilësohen si dy nga armiqtë kryesorë të veshkave. Kështu shprehet shefi i Pavijonit të Nefrologjisë në QSUT, Nestor Thereska, i cili në Ditën Botërore të Nefrologjisë ka folur për kujdesin që duhet të kenë njerëzit për shëndetin e veshkave. Nefrologu i njohur rekomandon eliminimin e duhanit si një faktor që ndikon në sëmundjen e veshkave. Por, nga ana tjetër, ai sqaron se është dhe mënyra e të ushqyerit që ndikon në sëmundjen e veshkave. Shefi i Pavijonit të Nefrologjisë pohon se në Shqipëri janë të shumtë personat që vuajnë nga veshkat, dhe shumë prej tyre i janë nënshtruar dializës, pasi kanë nevojë për transplant në veshkave. Më tej, doktor Thereska shprehet se në vendin tonë transplanti i parë i veshkave u bë në vitin 1999, por është shumë i madh numri i personave që presin për transplant të veshkave. Sipas tij, janë 480 të sëmurë që trajtohen me dializë, për të cilët shteti i ka trajtimet falas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›