E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasifikimi i Forbes: Meksikani Karlos Slim, njeriu më i pasur në botë

Vjen dhe për vitin 2011 klasifikimi i revistës “Forbes”, për burrat më të pasur në botë.

I pari në klasifikim është meksikani Karlos Slim, presidenti i Telekom, i cili ndiqet më pas nga Bill Geits dhe Uarren Bufet. Po ashtu, “Forbes” bën të ditur se Rusia tani ka më shumë se 100 miliarderë, dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës. I dyti në klasifikim, vjen Bill Gates, themelues i Microsoft. Në vendin e tretë, Uarren Buffet, e Bertshire Hathauay, ndërkohë që në vend të katërt Bernard Arnault, i cili sapo ka marrë dhe firmën e mirënjohur Bulgari dhe që bëhet kështu dhe europiani i parë në klasifikimin e veçantë të “Forbes” për burrat më të pasur në botë.

Tek një artikull i “Forbes”, po ashtu theksohet se Rusia tani ka më shumë se 100 miliarderë, dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës. Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, "Forbes" shkruan se, numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101, nga 65, sa ishte vitin e kaluar. Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tani përbëjnë një të tretën e miliarderëve në Europë. "Forbes" thotë se Kina tani ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë. Sipas revistës, tani në botë ka gjithsej 1.210 miliarderë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›