Ekspertët: Të studiohet tregu pastaj të bëhet amnistia
Eksperti në fushën e ekonomisë, Artan Gjergji gjykon se realizimi i një amnistie fiskale kërkon një studim të tregut, si dhe identifikimin e pritshmërisë së përfitimeve. Sipas tij, për këtë qëllim duhet të ngrihet një Task-Forcë, që të përfshijë të gjithë aktorët e interesuar për realizimin e një amnistie fiskale. Ai gjykon se komuniteti i biznesit duhet të rrisë ndikimin e tij me debate dhe sugjerime, që kjo amnisti të realizohet. Debati për amnistinë fiskale ka vite që ka nisur, por Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Europë, që në 20 vite tranzicion nuk e ka realizuar këtë proces.