E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret dashi, besimtaret ne feste

Gjirokaster - Besimtaret myslymane ne Qarkun e Gjirokastres kane festuar diten e Kurban Bajramit. Qysh ne oret e para te mengjesit te djeshem, ata i jane drejtuar objekteve te kultit per te kryer ritet religjioze. Edhe ne Xhamine e Pazarit ne qytetin e Gjirokastres besimtaret jane lutur per me shume dashuri, miresi, dhe paqe midis njerezve. Falja e mengjesit ne kete xhami eshte drejtuar nga myftiu i Gjirokastres, Gezim Dungaj. Ceremonite religjioze ne kuader te dites se Kurban Bajramit jane zhvilluar edhe ne Teqene e Zallit ne qytetin e Gjirokastres. Baba Besnik Fekushi se bashku me besimtaret kane uruar me shume harmoni dhe dashuri midis njerezve. Pjese e riteve te kesaj feste ne Gjirokaster ka qene edhe berja e dashit kurban si shenje e besimit dhe sakrifices se besimtareve myslimane per Zotin. Nje pjese e mishit te bagetive te bera kurban eshte shperndare per familjet e varfra. Nderkohe festa e Kurban Bajramit eshte festuar edhe ne familjet gjirokastrite, te cilat kane shkembyer vizitat e urimi te familjaret dhe te afermit e tyre.
B. K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›