Cfare nenkupton Kurban Bajrami
Dita e Bajramit simbolizon paqe dhe gezim. Vete fjala Bajram do te thote begati, kenaqesi, hare. Ne kete dite, te zemeruarit pajtohen, sepse kjo eshte dita e gezimit dhe lumturise se perbashket me te afermit, fqinjet, shoket dhe te gjithe njerezit e lagjes, fshatit apo qytetit. Per kete arsye, Profeti i porosiste keshtu besimtaret: "Ne ditet e Bajramit hahet, pihet dhe shkembehen vizita". Shoket e tij i porosiste qe te mos i harrojne te varfrit dhe nevojtaret. Gjithashtu, profeti Muhamed na thote se ne bajrame duhet te tregohet gezim e hare me qellim qe te manifestohet uniteti, toleranca, forca dhe vellazerimi. Sipas tradites islame, rituali i Kurban Bajramit fillon me faljen e tij ne xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit per ate qe ka mundesi dhe mbaron me vizitat ne te aferm, fqinj, shoke e miq. Festa e Kurban Bajramit eshte simbol i sakrifices, i flijimit, i triumfit te se mires mbi te keqen; eshte obligimi yne fetar qe ne keto momente te veshtira, t'ia shtrijme doren e ndihmes atyre qe kane nevoje. Dhe prerja e kurbanit, eshte nje prej treguesve te afrimit tek e verteta, te sakrifices drejt asaj rruge.