Sherret e vjetra, festa ne dy grupe
Xhemil Beharaj
Besimtaret myslimane te Lushnjes e kane kryer te ndare ritualin e faljes se namazit per festen e Kurban Bajramit. Qe prej me shume se nje viti, perfaqesuesit e fese myslimane ne kete qytet jane ndare ne dy grupime, per shkak te konflikteve ne lidhje me drejtimin e myftinise. Pjesa me e madhe e besimtareve myslimane e kane festuar ne xhamine e qytetit ku faljen e ka kryer Tomor Borici. Ndersa pjesa tjeter, qe nuk e njohin Boricin si myfti, e kane festuar Bajramin disa metra me poshte ne ish-xhamine e ketij qyteti.
Konflikti ndermjet dy grupeve te besimtareve myslimane ne Lushnje nisi ne tetor te vitit 2006. Shkendija ishte emerimi i Tomor Boricit si myfti ne vend te Selim Mullaliut, cka u kundershtua nga nje mori besimtaresh. Sipas tyre, Tomor Borici eshte njeri i dyshimte, pasi, pervecse nuk respekton ritet fetare, ai ka probleme me prokurorine e qytetit, pasi ne komunen e Dushkut, ku ai ka qene me pare, ka ngritur nje xhami, duke mos bere transparencen e financimit per ndertimin e saj. Ata pohojne se "emerimi per myfti i nje selefisti nuk pranohet nga Xhemati i qytetit te Lushnjes. Ata nuk zbatojne ritet fetare te fese islame. Kreu i ketij komuniteti ka hequr me pare Selim Mullaliun, nga Ballagati, i Lushnjes, i cili ka mbaruar Medresene dhe ka emeruar Tomor Boricin, qe ka mbaruar studimet ne Arabine Saudite". Besimtaret gjithashtu jane shprehur se kundershtimi ndaj Boricit ka te beje edhe me faktin se ai eshte mysliman i nje rryme te ndryshme te besimit. Ne harkun kohor te me shume se nje viti, ndermjet besimtareve te grupimeve te ndryshme ka pasur edhe konfrontime fizike. Policia ka nderhyre disa here per te evituar qe dhuna fizike te perfundoje ne gjakderdhje.
Edhe ne qytetin e Fierit eshte festuar dje festa e Kurban Bajramit. Besimtare myslimane te ketij qyteti jane ngritur ne mengjes heret e kane shkuar ne xhamine e qytetit per te kryer ritin e tyre fetar. Ne xhami kane shkuar per te uruar festen edhe drejtues te pushtetit lokal, perfaqesues te forcave te ndryshme politike si dhe drejtues institucionesh publike.