E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me drogë, dy në pranga

Fier

Kapen me gjysmë kg marijuanë, prangosen dy të rinj nga rrethi i Fierit. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se pas një operacioni të befasishëm, uniformat blu kanë mundur të arrestojnë Ilir Hilajn, 31 vjeç dhe Vladimir Meçaj, 28 vjeç, nga fshati Bregas Fier. Dy të rinjtë u kapën në hyrje të fshatit Peshtan me 523 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si marijuanë. Po hetohet nëse dy të rinjtë kishin bashkëpunëtorë të tjerë dhe nga ka ardhur droga, ndërkohë që ndaj tyre janë ngritur akuzat e “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›