E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thesare të çmuara zbulohen në Shqipëri!

Arkeologu Luigi Ugolini

Gazeta amerikane Christian Science Monitor shkruan për zbulimet arkeologjike që janë bërë në Shqipëri ndër vite

Kur Mbret Zogu i Shqiptarëve i dhurojë, ca kohë më parë, Kryeministrit Mussolini kryet e shkëlqyera prej mermeri të Perëndeshës së Buthrotumit, e gjetur në Mbretërinë e tij, dha më tepër rëndësi se një dhuratë honorësie. Dhurata e Mbretit i dha një rëndësi të veçantë rritjes zbulimeve të vyera të Shqipërisë për arqillogë. Për arsye traditash klasike, Shqipëria, Mbretëria e vogël në Ballkan, në kohë ka nisur të zerë vendin e saj të vjetër pranë shteteve tEvropës me rastin e zbulimeve të thesareve së arqitekturës dhe skulpturës Helenike dhe Romane, të cilat po gjenden atje. Italianët kanë gjetur gjurmat e stërgjyshërve të tyre në këtë vend të vogël pastoral. Misioni arqillogik i Italisë, i cili kryesohet nga Dr. Luigi Ugolini, ka zbuluar nga dheu thesare antike të çmuar, me shumë rëndësi natë pjesë të Shqipërisë, e cila në kohët e Romanëve njihej si Ilyria ose më mirë të themi përbënte një pjesë të saj. Të mbuluara shumë thellë nën dhe, të papunuar, ashtu si kanë patur dyshim prej shekujsh me rradhë arqillogët, në Shqipëri janë zbuluar theatra të vjetra, tempuj, banja Romane, faltore të kohës Bizantine dhe një sërë statujash dhe monumentesh funerale të stilit grek dhe roman. Më shumë se gjashtëqint vjet me radhë arqillogët italianë kanë qenë të mendjes që thesare të panumurta të qytetërisë greke-romane rrinin të fshehura nën dhe të Shqipërisë. I pari mision arqillogik italian iku nga Roma për në Shqipëri më 1418. Gjithashtu dhe një i dytë më 1435. Asnjëri nuk bëri gërmimet e dëshiruara, nga e para, prej ndodhjes së trubulltë të vendit, e cila bënte të zorshme zbulimin, dhe e dyta, nuk kishin përkrahje financiare të mjaftë dhe veglat teknike. Kështu puna mbeti për Dr. Ugolinin, pas një zbulimi arqillogjik me pak fitime, i cili u bë me të hyrë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, që ta sjellë në dritë thesaret e Ilyrisë së vjetër. Nga sa thotë Dr. Ugolini, janë mjaft gërmime për të bërë nanën e detit të Dalmatisë dhe ca më shumë në qarkun Buthrotumit, që duhen milionë franga për të mbaruar këtë punë ashtu si duhet. Zbulimet e Dr. Ugolinit në Buthrotum dhe rreth për qark janë të shumta dhe me rëndësi. Të gjeturat më të vyera janë të kohës Bizantine, statute të Augustus dhe timperatorëve të tjerë, tempulli i Aescupius-it dhe të mbeturat e banjave Romane. Buthrotumi, sheshi ku Dr. Ugolini bëri zbulimet, është i lidhur me përralla të vjetra dhe vjershën epike të Virgjilit. Në librin e tretë tAeneid Virgjili, përshkruan Aeneasit, pas rendjes së Trojës, u-nisnë për në Thrakë dhe Kretë, ku shkonin në Buthrotum, ku Mbreti Helenus i priti mirë dhe u-dha gosti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›