Rritja e sigurimit të shëndetit, Braçe: Fushatë. Dyrmishi: Në fuqi në 14-ën
Tiranë- Komisioni Kuvendir i Ekonomisë po diskuton sot rritjen e Sigurimit të detyrueshëm Shëndetësor. Në fjalëne saj në Komision, Arjana Dyrmishi, drejtoreshë e politikave fiskale në Minsitrinë e Financave, tha se ndryshimi parashikon futjen në fuqi në vitin 2014.
Por nga ana tjetër deputetët e opozitës në Komision u shprehën se shërbimi shëndetësor në vendin tonë shumë i keq. Të vetëpuënsuarit me 6% të pagës minimale si kontribut,-parasheh ndryshimi.
Sipas socialistëve njerëzit paguajnë për të marrë shërbimet e ata që spaguajnë nuk i marrin njësoj me të tjerët. Ata thanë se shërbimi mjekësor është shndërruar në mall që nuk i trajton në të njëjtën mënyrë pacientët.
“Po miratoni sot ndryshimet që propozuam vite më parë. Tani bëhet për fushatë”,-tha Erjon Braçe.