E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shfrytëzonin prostitutat për të financuar drogën, kapet banda shqiptare

MILANO-Dhjetra arrestime janë kryer duke shkatërruar një bandë shqiptare që vepronte në Itali duke shpërndarë drogë dhe shfrytëzuar femrat për prostitucion.

Policia e Milanos bëri të ditur se kishte nisur hetimet në muajin mars, të vitit 2012 duke u shtrirë në territoret e Lodi, Torino e Padovas duke zbuluar se paratë që përfitoheshin nga shfrytëzimi i femrave për prostituta shërbenin më pas si investim për blerjen e drogës.

Prostitutat, të gjitha me kombësi rumune, punonin në zonën e Fiera, zona ku dhe gjenin klientët, të cilët i tërhiqnin më pas në apartamente luksoze, të blera nga organizata kriminale. Madje tarifat e shërbimit ishin të shtrenjta. 70 euro, 30 minuta. Paratë më pas shfrytëzoheshin për blerje të pronave të patundshme, të makinave me cilindra të mëdha, si dhe për trafikimin e heroinës e kokainës nga Lombardia e Zvicra.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›