E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joana xheloze për Riken: Ajo tërheq Anaidin

TIRANE- Futja e vajzës bukuroshe Rike vetëm pak ditë më parë në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri, ka ngjallur xhelozinë e femrave.

Joana i ka rrëfyer Elenës, shqetësimin e saj në lidhje me Riken, të cilin e sheh tashmë më të afruar me Anaidin.

Joana ndihet xheloze për këtë fakt, por Elena mundohet ta qetësojë, duke i thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi Rikja rri edhe afër Shpendit e djemve të tjerë. 

“E tërheq ajo atë”, thotë Joana, duke hamendësuar për një pëlqyeshmëri të Anaidit kundrejt Rikes. Elena vazhdon ta qetësojë gjatë gjithë kohës. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›