Rino Gatuzo operohet me sukses në ligamente
Milano - Klubi i futbollit të Milanit komunikon se mesfushori, Rino Gatuzo, është operuar sot me sukses nga Profesor Martens. Ndërhyrja kirurgjikale ndaj lojtarit është kryer në ligamente, pas dëmtimeve të fundit të tij. Për riaftësimin e lojtarit, Ançeloti duhet të presë 7 muaj. Ky sezon mund të quhet i përfunduar për lojtarin kuqezi.
Lajme të mira për teknikun e Milanit vijnë nga lojtari Flamini. Rikuperimi i kaviljes së tij vazhdon me sukses, dhe pritet që këtë fundjavë të jetë i gatshëm në përballjen e “San Siros” me Udinezen.
Lajme të mira për teknikun e Milanit vijnë nga lojtari Flamini. Rikuperimi i kaviljes së tij vazhdon me sukses, dhe pritet që këtë fundjavë të jetë i gatshëm në përballjen e “San Siros” me Udinezen.