Zhvishet Bleona
Bleona Qerreti më sa duket ka vendosur që të zhvishet. Kështu se paku thotë në këngën e saj më të re “Naked” bukuroshja shqiptare që jeton në Amerikë. Por, edhe nëse zhvishet, ky nuk do të ishte një lajm sensacional për shkak se këngëtarja ka një mori fotosh që mund të konsiderohen si foto nudo.
Ky lajm vjen pasi jo shumë kohë më parë, Bleona ishte parë nëpër shumë ngjarje të ndryshme të MTV’së, ku kishte ecur krahë yjeve të njohur të Hollywood’it. Bleona sivjet kishte marrë pjesë në MTW Awards, çmimet EMMY e shumë ngjarje të tjera. Ndërkaq, vetëm tani këngëtarja thuhet se ka vendosur që të tregojë atë çfarë di të bëjë.
Sipas një burimi, këngëtarja është në vlugun e saj të punës dhe është duke e
përgatitur një hit të ri, që pritet të dalë në treg gjatë verës.
Realisht, Bleona vazhdimisht nëpër intervistat e saj kishte thënë se nuk e ka synim vetëm tregun vendor dhe se është duke punuar shumë që të ketë edhe sukses ndërkombëtar.
Mësohet se ajo që një kohë të gjatë është duke qëndruar e mbyllur nëpër studio të ndryshme të Hollywood’it, ka bërë ushtrime për zë - me një mësuese të solo-këndimit në Amerikë – që ka qenë edhe mësuese e disa yjeve amerikanë – ndërkaq tani thotë se do të dalë edhe në skenë me një këngë të re.
Sipas burimit, Bleona tashmë e ka realizuar këngën e saj, që ua ka premtuar edhe adhuruesve të saj në Kosovë dhe Shqipëri dhe ajo do të këndojë në anglisht, kurse pritet që së shpejti t’ia realizojë edhe video-klipin e saj.
Kënga titullohet “Naked” dhe pritet që Bleona të paraqitet shumë seksi në këtë këngë, me skena shumë të nxehta dhe më shumë do të jetë një këngë që i dedikohet tregut të huaj. Kjo është vetëm një hipotezë sepse mund të ndodhë e kundërta, por mbetet që të shihet edhe befasia e Bleonës, por edhe stili i këngës së saj të re.
Megjithatë, burimi nuk ka mundur që të thotë se kënga është punuar nga producenti i njohur amerikan Justin Timberland, një këngë që Bleona e kishte paralajmëruar qysh para gati dy viteve.
Ndryshe, Bleona që nga periudha kur është martuar me biznesmenin Gani Bardha dhe një këngë që e kishte realizuar në stilin latin, shumë pak ka qenë aktive në skenën shqiptare, përderisa tregonte afinitetet për një karrierë ndërkombëtare.
Ajo kishte thënë se këngët e saj do të shiten edhe në iTunes, në të cilin brend ishin publikuar edhe disa këngë të Genta Ismajlit, por asnjëra prej këtyre dyjave nuk pati suksesin që kishin menduar.