Thika midis studentëve, një rëndë, një në pranga

Policia lokale sqaroi se i plagosur ka mbetur shtetasi A.G, 18-vjeç, nga Berati, student në Vlorë.
Menjëherë pas ngjarjes, i lënduari është transportuar për në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia tha se menjëherë pas ngjarjes, autori ishte larguar nga vendi i krimit, por tentativa e tij për arrati ishte e kotë, policia e arrestoi në flagrancë vetëm pak momente më vonë në vendin e quajtur “Posta e Coles”.
Sipas policisë, autor i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi Edison Shabani, 18-vjeç, banues në Sarandë dhe student në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit për motive të dobëta.
Aktualisht personi i dëmtuar ndodhet në repartin e reanimacionit në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kompetencë veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./S.Ll/Start/
2011-11-08 09:51