E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje tekst i dyshimte per nje pasion gjithashtu te dyshimte

Befasia me e madhe per mua nuk ishte thjesht objekti i ketij teksti por guximi dhe naiviteti per ta perfshire ne nje liber shkollor. Por pse ky tekst eshte nje shfrim gati pervers per nje dashuri te pakuptimte mes nje mashkulli mjek ose shperndares ndihmash mosha e te cilit nuk tregohet dhe nje vogelusheje jetime shume te bukur.


Te kuptohemi drejt. Nje cope leximi eshte nje tekst. Nje tekst sipas teorive te komunikimit ka nje thenes nje mesazh dhe nje marres. Kur analizojme nje cope letrare duhet te gjejme ne fillim se cili eshte ai qe rrefen pra cili eshte ai qe flet.


Autoret e librit na thone qe ky tregim eshte marre nga nje reviste. Menjehere ne na vjen ne mend nje fondacion anglez qe eshte marre me femijet jetime dhe drejtuesit e tij qe kane perfunduar ne burg te akuzuar per pedofili. Po ky eshte konteksti ose ajo qe Benveniste e quante referenti. Lexuesi eshte ne dyshim dhe nuk e di a ta quaje kete nje tregim artistik pra nje trillim apo ta marre si nje reportazh me elemente autobiografike te verteta.


Ne te dyja rastet mesazhi nuk ndryshon eshte po ai nxitja e dashurise mes nje burri qe ne kete rast eshte mjek dhe me qene se mosha nuk tregohet mund te hamendesojme se eshte mbi te 25-tat meqenese ka mbaruar nje fakultet dhe nje vajze jetime 8-vjecare.


E dyta historia eshte e thjeshte. Ai ka rene ne dashuri me nje vajze shume te bukur te shtepise se femijes dhe dashurine e tij e vizaton si marredhenie mes nje cifti normal. Ai e merr vogelushen dhe shetit me te ne Shkoder. E con ne liqen dhe e zhvesh me rroba banje qe te notoje por ajo nuk di not pastaj e merr dhe si nje xhentelmen i vertete i jep nje dreke me peshk ne nje anije lundruese.


Harron nje detaj veren por ne duhet ta marrim me mend vete pastaj i flet per Kalane e Shkodres dhe ne fund ne zbulojme se vajza e vogel jetime me emrin Jehone nuk flet anglisht dhe tregimi mbyllet Ndonese asnjeri prej nesh nuk e flet gjuhen e tjetrit te dy e dime mire se cka ne zemren e secilit.


Si duhet tua shpjegoje mesuesja femijeve te klases se trete kete marredhenie mes nje mjeku anglez dhe nje vajze shume te bukur jetime


Keshtu sic eshte vizatuar kjo marredhenie ne kete tekst te gjithe mendojne se ketu nuk ka asnje lloj marredhenieje tjeter mes ketyre te dyve vec pasionit dhe simpatise se thelle qe mjeku provon per nje femije. Detajet dhe fjalet kyc jane syte e bukur te vajzes pra bukuria e saj dhe pasioni i mjekut anglez. Veprimi i ketij tregimi ndertohet vetem mbi pasionin e verber te nje burri me nje vajze jetime.


A thua mund ta quajme miqesi Dhe e fundit a do te pranonin autoret qe kane lejuar botimin e ketij teksti qe ta nisnin vajzen e tyre 8 vjece ne nje shetitje me nje burre anglez qe do ti jepte dhe nje dreke me peshk ne nje anije lundruese Pergjigjja mund te jete se ky eshte trillim.


Po eshte trillim ne kuptimin qe nje ngjarje e tille nuk ka ndodhur por ky tekst eshte nje reportazh i shemtuar per nje pasion pervers si pedofilia. Te duket sikur edhe emri i vajzes - Jehone - eshte gjetur nga autori i ashtuquajtur anglez qe te perhape nje semundje te peshtire te nje brez i brishte dhe i pambrojtur.


Nyja lidhese e mjekut me vajzen ne tregim eshte bukuria e vajzes. Pra ne do te pranonim nje miqesi te nje te huaji me nje vajze shqiptare ne rastet kur ajo ishte e verber apo e vuajtur e semure apo e drobitur dhe ky engjell vjen e i ndryshon jeten.


Mirepo ketu ai vjen per tjeter pune dhe sapo e sheh jetimen me floke kacurrela dhe me sy boje kafe thote se eshte femija me i bukur shqiptar dhe pas kesaj vjen dhe e takon edhe 19 here te tjera. Pra pasioni i tij per te eshte pasion qe ka lindur nga bukuria eshte joshje dhe pas cdo joshjeje fshihet edhe pasioni per ta shijuar ose per ta realizuar...


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›