Thirrja për një buzëqeshje
Pas rreshtash të dhimbshëm, Zija Çela rikthehet me thirrjen për një buzëqeshje. Këtë fillimvit, shkrimtari vjen më afër lexuesit. "SOS, një buzëqeshje" është romani i tij i fundit, i sapo hedhur në treg nga shtëpia botuese "Ideart". Një realitet shqiptar i ditëve që jetojnë, i mbushur po ashtu me personazhe shqiptare, formësuar nën stilin dhe gjuhën e dallueshme letrare të Çelës. Një titull i tillë duket një dritë në krahasueshmërinë që mund t‘i bëhet krijimtarisë së viteve të fundit të autorit. Një "Buzëqeshje" që vjen pas "Las Varrezas" e aq më shumë pas rreshtave në kujtim të Dritanit, djalit të tij të ndarë papritur nga jeta nën titullin "Për dashurinë shkruhet pas vdekjes...". Në parathënien e librit, Rudolf Marku e quan padyshim librin më të mirë të shkruar nga autori deri më tash. Ndërsa botuesi i "Ideart", Arian Leka s‘mund ta përkufizojë veçse me një paralelizëm mes personazheve të "vjedhura" folklorit shqiptar, Zanës së Malit dhe Gjeto Basho Mujit. "A don shpirt? A don dijë? A don gjuhë? A don sy? A don jetë? A don mall? Apo s‘don hiçgja? Të gjitha këto jepen në shkëmbim të një buzëqeshjeje, të cilën duhet të jesh i gatshëm ta bësh fli apo ta falësh pa kushte, sido që të marrë, për mirë a për dreq jeta, gjithmonë nëse je aq i lirë, sa të dhurosh gjithçka që të është dhuruar, të pranosh fatin që të tërheq për flokësh, lart, drejt Atit dhe atë tjetrin që të tërheq përposhtë, drejt Hiçit pa fund. Njëlloj, krejt njëlloj si ai Jari Kaçinari i pashoq i këtij romani, që vë me gjithë zemër në ruletën e pandalur të dashurisë, të jetës dhe vdekjes, edhe atë që s‘e kish", shkruan Leka. Shkrimtari ende nuk flet për veprën e tij. Këto ditë të para e lë të shkojë heshtur te lexuesi. ol.li
Rudolf Marku
Romani "SOS, një buzëqeshje", që lexuesi po merr në dorë nga "Ideart", është padyshim libri më i mirë që ka shkruar autori deri më tash. Në letërsinë shqipe është romani më origjinal që njoh; është më i guximshmi; është romani më modern. Krahasuar me "Las Varrezas", është edhe më i sofistikuar, i shkruar me fantazi edhe më të ndezur, me një thyerje të skajshme të kufijve mes realitetit dhe ëndrrës.
Ky roman arrin në kufijtë më sipërorë të Erosit, duke kaluar nga dashuria në çift te dashuria njerëzore në përgjithësi. Ai është i populluar me karaktere shqiptare të kohës, bash një libër që mëton të jetë ëndërr, fantazi: me biznesmenë, me fitime, me tregtarë dhe shërbyes të tyre modernë, me telefona celularë, me mesazhe telefonike, me vajza të kohës dhe plaka ballkanike, me sheshe të qyteteve që thirren Sheshi Demokracia. Si lexues, e shoh Balbonën: pallatet në ndërtim, lokalet me emrat e bujshëm, dyqanet dhe fabrikat që ndërtohen e që të bëjnë të qash e të qeshësh, veturat moderne, bisedat për fitime milionëshe, për investime, për Miami Beach, kazinotë amerikane dhe Barcelonën, për pushimet jashtë, me drekat dhe darkat që shtrohen pambarisht. Është piktura më besnike e Tiranës dhe e qyteteve shqiptare. Asnjë shkrimtar shqiptar nuk ka arritur ta japë, madje as të guxojë që t‘i afrohet këtij realiteti deri më sot. Dhe si? Përmes shpërfytyrimit fantazist të realitetit, përmes një ëndrre a paraqitjes së një çasti dehjeje, duke e coptuar realitetin, duke e coptuar pa frikë e pa mëshirë pasqyrën që reflekton rrenshëm.
Zija Çela, sidomos në disa libra, duket si një shkrimtar që përdor teknika të romanit realist magjik. Shpesh kufijtë e realitetit e të fantazisë treten, janë kufij imagjinarë, kufij që shfaqen në mesin e një mjegulle, aq sa lexuesi nuk e di nëse i dallon këto kufij, i ka parë diku apo do t‘i shohë realisht më vonë. Por pas një leximi më të kujdesshëm të tekstit, vë re se ajo çfarë duket marrëdhënie me teknikat e realizmit magjik, është po kështu aq iluzive, sa ç‘është dhe iluzioni i kufijve të ëndrrës me realitetin. Sepse Zija Çela edhe irealen të bën ta besosh, ai të kujton iluzionistët e skenës: shfaqet me shkopin magjik të stilit të vet për t‘i metamorfizuar pafundësisht sendet përreth, ngjarjet, personazhet, madje edhe rrjedhën e kohës. Kësisoj, edhe marrëdhënia me realizmin magjik del se është thjesht një truk stilistik i autorit. Duke perifrazuar një intervistë të tij, në thelb Zija Çela është një shkrimtar që, kur lexon, shumëkujt ia hap krahët, ndërsa kur shkruan të gjithëve ua kthen shpinën.
Zija Çela më kujton një pikëpamje të shkrimtarit anglez Evelyn Waugh (njëri nga pesë autorët më të mirë të letërsisë angleze të shekullit të njëzetë, dhe njëri ndër autorët e mi më të parapëlqyer), i cili ngulte këmbë se letërsia nuk është investigim karakteresh dhe as psikologji e karaktereve; më tepër se kaq, për shkrimtarin E. Waugh letërsia është një ushtrim gjuhësor i bashkuar me dramën, dialogun dhe ngjarjet (events). Romanet e shkrimtarit tonë ndërtohen mbi ngjarje të çuditshme, realiteti kthehet me kokën poshtë, si në pikturat e Shagallit. Romani i fundit, ashtu si librat e mëparshëm të autorit (bie fjala, një studiues ka shkruar se "Banketi i hijeve", botuar më 1997, ka rreth 80 personazhe), vjen me një pafundësi karakteresh që krijohen nga ngjarjet dhe që vetë i përbëjnë ngjarjet. Shpërbërja e vazhdueshme kimike e tyre, në vend që t‘i largonte nga përngjashmëria me realitetin, i bën në të kundërt të afrohen me tipat realë. "SOS, një buzëqeshje" është një trazim i së vërtetës me përrallën, e surreales me të prekshmen, e fantazisë me të përditshmen, çka krijon te lexuesi i vëmendshëm (dhe libra si ky kërkojnë një lexues të vëmendshëm e të mirinformuar) një kompleksitet ndjesish, që shilarsojnë mes dhembjes dhe qeshjes, mes habisë mosbesuese dhe identifikimit me karakteret, mes kureshtjes dhe libërimit katarsiastik. Këto lloj ndjesish të një peizazhi me kaq variacione dhe kaq larg monotonisë, lexuesi me fat arrin t‘i përftojë veç nga veprat letrare më cilësore të letërsisë. Dhe si çdo letërsi e nivelit të lartë, romani ka një humor të jashtëzakonshëm, që vjen sa në mënyrë të natyrshme, aq dhe të papritur. Ky libër, në krahasim me të mëparshmit, ka gjithashtu dritë, një dritë që depërton ngado përmes hijeve dhe është përplot përfytyrime njerëzore. Falja e buzëqeshjeve është një gjetje e kalibrit të letërsisë së madhe, asaj që, duke lindur nga një pendë dhe një vend i caktuar, mbart shpirt dhe vlera universale. Po ashtu dhe mënyra se si mbyllet romani. Në fakt, kjo mbyllje shkon me krejt frymën e veprës dhe është paralajmëruar aty-këtu përgjatë tekstit, por aq hollë, sa vjen me goditje të beftë. Dhe nuk është fjala thjesht për fundin e hapur, ose për funde njëkohësisht të mundshme, por sidomos për poetikën e romanit, ku gjejmë njëherësh dy mënyra të të shkruari, dy narrativa. Shigjeta (treguesi) i peshores dridhet për një çast, pastaj ndalet, pushon m‘u në mes, duke krijuar një harmoni të përkryer. Pas kësaj, duket sikur autori na thotë: Pjesa përmbyllëse nuk merret me romanin, romani ka mbaruar, nuk merret as me shpjegimin e tij fantast, merret vetëm me realitetin, atë që e quajmë e vërteta jetësore. Mirëpo, në këtë mënyrë loja e fantazisë bëhet edhe më e hatashme, pasi për Jari Kaçinarin dhe gjithë personazhet e tjerë nuk ka ekzistuar ndonjë e vërtetë e mëparshme, këtu edhe realja është fiksion. E kështu pra, a nuk ju duket se, nëse jeta gjithmonë është më e madhe se arti, nganjëherë arti është më i bukur se vetë jeta? "SOS" është një roman që i çon më tej "Las Varrezas" dhe librat e tjerë të Zija Çelës. Për ku? Te letërsia që mbetet letërsi. Tek ajo letërsi që i lëshon ca SOS-e, alarme sekrete, shpirtit njerëzor. Është shpërblimi i atyre shkrimtarëve, të cilët janë të preokopuar që të mbesin vetëm shkrimtarë e asgjë më shumë. Por dhe asgjë më pak se kaq. (Marrë nga parathënia e librit)