DUKE PRITUR PROFETIN
Ndërsa gëzimi i inaugurimit të Barack Obamës zhduket, evropianët kanë filluar të absorbojnë një të vërtetë të papërshtatshme. Në fjalimin e tij inaugurues, Presidenti i ri i SHBA-së nuk e përmendi BE-në asnjëherë. Z. Obama mund të jetë në qendër të preokupimeve të Evropës. Por nuk duket se Evropa është në qendër të preokupimeve të tij. Kaluan tri ditë para se z. Obama telefonoi një udhëheqës evropian. Për tmerrin e kontinentalëve që shpresonin për një anim më pak britanik të lidhjeve transatlantike, thirrja i shkoi Grodron Brownit të Britanisë.
Vetëm pastaj ai thirri Nicolas Sarkozynë e Francës, Angela Merkelin e Gjermanisë dhe Dimitri Medvedevin e Rusisë. Në të kundërtën, z. Obama thirri udhëheqësit e Autoritetit Palestinez, Egjiptit, Izraelit dhe Jordanit vetëm një ditë pasi që u zotua. Dhe këtë javë ai dha intervistën e parë në televizion, për një rrjet arabik të bazuar në Dubai, al-Arabiya. Rivaliteti evropian rreth asaj thirrjeje të parë e ka shok vetëm takimin e parë. Pavarësisht nga përpjekjet e furishme (posaçërisht nga z. Sarkozy) që të takohet me të përpara, z. Obama ishte i kujdesshëm para inaugurimit të tij që të mos ketë favoritë. Kur pesë udhëheqës të BE-së erdhën në Uashington, DC, për samitin G20, nëntorin e kaluar, ai nuk u pa me asnjërin nga këta. "Ekipi i Obamës ka qenë shumë i mbyllur," thotë një diplomat i frustruar francez. Madhështia e reflektuar nga z. Obama kërkohet posaçërisht në Berlin, ku ai foli para një turme të madhe, korrikun e kaluar.
Ministri i Jashtëm socialdemokrat, Frank-Walter Steinmeier, po e sfidon zj. Merkel në zgjedhjet e shtatorit; që të dy duan të kapin pak nga pluhuri i yllit të Obamës. Në praktikë, vizita e parë e z. Obama në Evropë, si duket do të jetë Londra më 2 prill për një tjetër samit të G20. Ai do të shkojë një ditë më pas në një samit të NATO-s të ndarë në mes Strasburgut dhe Kehlit, një qytet në Gjermaninë Jugperëndimore, që do të shënojë përvjetorin e 60 të aleancës. Çekët, të cilët e mbajnë Presidencën e radhës gjashtëmuajshe të BE-së, gjithashtu shpresojnë që ta joshin në Pragë. "Gjithkush dëshiron takimin e parë të Profetit," komenton një zyrtar francez me ironi. Përtej tërë kësaj konkurrence për vëmendje shtrihet një realitet i pakëndshëm, i cili thjesht mund të quhet si përfundimi i justifikimit të Bushit.
Ndërsa George Bush ishte në zyrë, evropianët mund t‘i ngrinin duart rreth trajtimit të të burgosurve në burgun Guantanamo, por të ndienin pak presion që t‘i marrin ata; apo, në fakt, të bëjnë më shumë që të ndihmojnë në Afganistan. Nën z. Obama askush nuk mund të duket aq koprrac. Mbyllja e Guantanamos, të cilën z. Obama ka premtuar se do ta bëjë brenda një viti, ka servuar një dilemë të parakohshme. Pasi që kanë bërë thirrje për këtë gjë me vite, evropianët tani janë të ndarë në përgjigjen e tyre. Në Bruksel këtë javë ministrat e Jashtëm nuk u morën vesh. "Askush nuk është shumë i nxehtë" që t‘i marrë të burgosurit, tha Karel Sxhwartzenberg, ministri i Jashtëm çek. Vetëm disa shtete kanë thënë se do të mendojnë për pranimin e 60 a më shumë të burgosurve nga bota e tretë, të cilët janë liruar, por janë në rrezik nga tortura nëse kthehen nëpër shtetet e tyre. Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, thotë se do të mendojë për këto kërkesa, por "secilin rast ndaras".
Një rast posaçërisht i vështirë do të jetë Nabil Hadjarab, një algjerian i kapur në Afganistan në vitin 2001, familja e të cilit ka pasaporta francezë, edhe pse ai nuk ka. Avokati i tij ka kërkuar që ta marrë Franca. Ministria e Jashtme duket mendjehapur, por Ministria e Brendshme është kundër. Njëlloj në Gjermani, Wolfgang Schäuble, ministri i Brendshëm që normalisht është proamerikan, është ngurrues në këtë çështje. Por z. Steinmeier, që normalisht shihet si më pak atlanticist, thotë se gatishmëria e Evropës që të marrë të burgosur, është "çështje e kredibilitetit". Afganistani mund të jetë edhe më problematik. Sipas Elysee-së, z. Sarkozy i ka premtuar z. Obama se Franca do të qëndrojë pranë amerikanëve atje. Ai dërgoi 700 ekstra ushtarë vitin e kaluar, por ka dhënë shenja se nuk ka në plan të dërgojë më shumë. Njëlloj ka pak shanse të ushtarëve shtesë britanikë, duke pasur parasysh tendosjen e tashme të ushtrisë së saj.
Andaj, gjermanët janë shtrënguar që z. Obama të kërkojë më shumë nga ata. Kriza globale ekonomike do të ndezë një "debat për ndarjen e barrës së rëndë" në mes Amerikës dhe aleatëve të saj, thotë Josef Braml nga Këshilli gjerman për Marrëdhënie të Jashtme. Gjermania ka frikë se do të kërkohet nga ajo që të rritë numrin e ushtarëve në Afganistan, përtej kufirit prej 4,500 km dhe t‘i zbarkojë ata nëpër rajone më të rrezikshme. Mirëpo z. Obama do të dijë se gjermanët nuk do të japin më shumë ushtarë para zgjedhjeve të shtatorit. "Gjëja e fundit të cilën e do ushtria amerikane, është plot ushtarë të rinj evropianë, të cilët kërkojnë përkrahje të afërt nga ajri. Irani mund të jetë një tjetër çështje e pakëndshme. Z. Obama ka ofruar dialog por gjithashtu edhe sanksione më të rënda që të zhbinden iranianët nga ambiciet e tyre nukleare. Sërish Gjermania, si eksportuesi më i madh perëndimor i Iranit, është në vijën e parë.
Në të kaluarën nuk ka dashur të pranojë sanksione më të rënda, por pas një rënie të turpshme të eksporteve të saj, vitin e kaluar, tani ajo mund ta rimendojë këtë gjë. Z. Obama nuk do të mund t‘i kënaqë të gjithë. Ai mund të marrë një qëndrim më pak të vrazhdë mbi Rusinë, përndryshe nga z. Bush për shembull, për dobi të Gjermanisë, por për tmerr të evropianëve qendrorë. Ka spekulime se ai do të ngadalësojë vendosjen e mbrojtjeve raketore në Poloni dhe Republikën Çeke. Ai madje edhe mund të marrë parasysh propozimin e Rusisë për një zonë të re të sigurisë, e cila do të shtrihej prej Vancouverit e gjer në Vladivostok, edhe pse jo në çmim të NATO-s. Mirëpo, preokupimi kryesor i Amerikës në afat më të gjatë do të jetë Kina, sugjeron Karsten Voigt, koordinatori i marrëdhënieve me Amerikën në Ministrinë e Brendshme gjermane. Në fakt, shumica në Evropë me pikëllim presin që administrata e Obamës të fokusohet më shumë në Azi.
Kriza e tashme ekonomike mund të prodhojë tensione të reja transatlantike, posaçërisht mbi tregun. Rundi Doha i bisedave për treg, mezi është gjallë. Ndihma e madhe amerikane për prodhuesit e automjeteve po turbullon qeveritë evropiane, të cilat janë nën presion që të bëjnë të njëjtën gjë. Ndihmat në fakt mund të bëhen beteja e re proteksioniste, gjersa brenga të ngjashme ngjallen nëpër industri të tjera. Në disa gjëra, Evropa mund t‘i japë përkrahje z. Obama, posaçërisht në Lindjen e Mesme. Z. Sarkozy, i cili ka lëvizur diplomacinë franceze drejt një pozite më pak arabike e më shumë proizraelite, ka qenë i zënë në mënyrë karakteristike në Lindjen e Mesme, kohët e fundit. I dërguari i ri i z. Obama për Lindjen e Mesme, George Mitchell, planifikon të vizitojë edhe Parisin, edhe Londrën rrugës kur të kthehet nga vizita e tij e parë në këtë rajon.
Të gjithë evropianët janë të gëzuar që po shohin shpinën e z. Bush dhe janë të ngazëllyer që z. Obama është president. Fytyra e tij vazhdon të dominojë ekranet televizive, gazetat dhe revistat. Në pesë shtetet më të mëdha të BE-së, shumica, nga 77% në Britani e deri te 92% në Francë, thanë në një sondazh se ai do të ketë ndikim pozitiv në ngjarjet ndërkombëtare. Një firmë gjermane në telashe madje shkoi në ambasadën amerikane për të kërkuar kopsa "Po, ne mundemi" që t‘ua japë punëtorëve të saj të demoralizuar. Në këto rrethana, gjëja e fundit të cilën e dëshiron cilado qeveri në Evropë, është të mos kënaqë Presidentin e ri amerikan. Por t‘i përballësh pritjet e tij me vepra, në vend të fjalëve të buta dhe duartrokitjeve të ngazëllyera, mund të jetë e vështirë.