E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Thirrja publike për veprime të dhunshme”, policia referon në prokurori për Braçen dhe Ruçin

19-05-2011 / Gazeta 55

Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe përfundojnë në prokurori

Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruara, referuan dje materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputetë të Partisë Socialiste. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës bëri të ditur se referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj shtetasve të mësipërm, është bërë për konsumim të veprës penale të “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”, vepër penale e cila parashikohet nga neni 223 i Kodit Penal.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme, Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruara, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputet të Subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë.
Sipas bluve të kryeqytetit rezulton se, ndaj dy deputetëve socialist, referimi do të kalojë për konsumim të veprës penale të “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”.
Dje në mesditë dy deputetët socialist, bënë thirrje për demonstrata të dhunshme, në shenjë pakënaqësie ndaj numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pas konfrontimeve dhe incidenteve që shkaktuan në ambientet përreth KQZ-së, deputetët socialistë përsëritën disa herë se vetëm revolta popullore mund ta shembë rendin demokratik, thjesht e vetëm se në zgjedhjet e 8 majit socialistët humbën mbështetjen e gjerë popullore.
I gjithë ky aksion bëhet thjesht e vetëm për të cenuar sistemin demokratik dhe instalimin e agjenturës vrastare të Edi Ramës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›