E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK-u mohon se po bën negociata me Beogradin

Autori i Lajmit: red.
Zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandër Ivanko ka thënë se kurrfarë marrëveshje nuk mund të bëhet me Beogradin pa pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Ai hodhi poshtë deklaratat se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri, po zhvillon negociata me Beogradin pa dijeninë e Prishtinës zyrtare. "PSSP nuk ka mandat të negociojë. PSSP ka mandat të bëjë përpjekje për të vendosur dialog dhe preferohet dialogu i drejtpërdrejtë mes Prishtinës e Beogradit. Unë isha në takimin me Bogdanoviccin dhe mund t ju tregoj se ministri Bogdanovicc refuzon të bisedojë me Prishtinës, por dëshiron që këtë ta bëjë përmes UNMIK-ut. Prandaj, ne jemi aty për të ndihmuar dialogun. Nuk ka negociata. Çdo gjë për të cilën do të mund të arrijmë marrëveshje, do të bëjmë vetëm me pëlqimin e Prishtinës. Kjo është esenca", ka thënë Ivanko. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, ka hedhur poshtë zërat se shefi i tij ka propozuar krijimin e një strukture policore jashtë strukturës komanduese të policisë së Kosovës. "Nuk ka pasur propozim për ndryshimin e zinxhirit komandues. Asnjëherë. Zinxhiri komandues është një. Të gjithë policët, qofshin ata shqiptarë, serbë, goranë apo turq, kanë një zinxhir të vetëm komandues, atë të SHPK-së në Prishtinë. Nuk ka asnjë propozim tjetër në tavolinë", ka theksuar Ivanko.

Ky lajm është publikuar: 07/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›