INTERVISTE ME BASHEN “Në vjeshtë shqiptarët do të lëvizin pa viza”
Autori i Lajmit: Pandi GJATA
Shqiptaret do te lëvizin pa viza drejt vendeve te Bashkimit Evropian qe kete vjeshte. Keshtu deklaron ministri i Brendshem Lulzim Basha. “Unë shpresoj shumë që lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë do të ndodhë shumë përpara Krishtlindjeve. Shpresoj që ky realitet të jetë realitet 2-3 muaj më parë. Detyra jonë si qeveri është të plotësojmë të gjitha detyrimet tona dhe unë mendoj se këtë e kemi bërë.
-Zoti ministër jemi dy javë para mezit të prillit kur, pritet vlerësimi për Shqipërinë, për liberalizimin e vizave. Mund të themi sot se si paraqitet Shqipëria konkretisht me kushtet teknike, pasaportat biometrike dhe cështjen e sigurimit të kufijve, luftën ndaj kriminalitetit me këtë teknologji të re që kemi?
-Do të thoja bazuar nga raportet e ekspertëve dhe raporti i pritshëm në mes të prillit, që Shqipëria tashmë ka realizuar në tërësi të gjitha kushtet e parashikuara nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Jo vetëm kaq, por në disa fusha ne kemi ecur shumë më tej se sa vetë kërkesat e këtij udhërrëfyesi, duke demostruar dhe njëherë se vullneti për të luftuar krimin, për të siguruar kufijtë dhe për të pajisur qytetarët shqiptarë me dokumenta të cilësisë evropiane, për sa i përket sigurisë dhe parametrave teknologjik, nuk ka filluar dhe nuk do mbarojë me procesin e liberalizimit të vizave, por është pjesë e një vullneti dhe një vendosmërie që ka karakterizuar veprimin e qeverisë shqiptare, prej më shumë se 4 vitesh dhe që do të vazhdojë edhe pas vendimmarrjes. Më konkretisht, do tu thoja që Shqipëria demostron qartësisht ritmet më të mira, të pajisjes së qytetarëve me pasaportat biometrike.
-Sa ka shkuar ky numër deri më sot?
-Po shkon afër 550 mijë. Pritet qe me ardhjen e qytetarëve shqiptarë me banim në Itali dhe Greqi gjatë festës së Pashkëve që të kemi dhe një rritje tjetër të numrit. Natyrisht, është e nevojshme që të kemi një përshpejtim të tërheqjes së dokumenteve, pasi tani janë afro 80 mijë pasaporta të patërhequra, që shkaktojnë një ngadalësim në procesin e tërheqjes dhe kjo është një temë e vecantë, që nuk ka të bëjë me pyetjen tuaj. Do tju thoja që në tërësi Shqipëria, sa i përket dokumenteve, sigurisë së tyre, sigurisë së kufirit, ka integruar plotësisht të gjitha pikat e kalimit kufitar, si asnjë vend tjetër, i përfshirë në këtë proces, duke përfshirë dhe tre vendet që tani kanë përfituar liberalizimin e vizave. Fakti që të gjithë treguesit e luftës kundër krimit të organizuar, në vecanti trafikut të qënieve njerëzore, trafikut të drogës, tregon një përmirësim nga viti në vit, një konsolidim të këtij trendi dhe një rritje të kapaciteteve të policisë shqiptare në tërësi, dhe në vecanti të atyre aspekteve të punës së policisë, që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, në vecanti përdorimit të teknikave speciale të hetimit, që është një tregues pra, i qëndrimit proaktiv të policisë ndaj krimit dhe jo reaktiv në pritje të denoncimeve. Të gjitha këto dëshmojnë një stad të ri edhe në këtë fushë, që është blloku tre i udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, dhe ju them që nisur nga këto arritje unë jam plotësisht i bindur se vlerësimi i komisionit për këtë komponent shumë të rëndësishëm, që përbën afro 85 për qind të pyetësorit, do të jetë një vlerësim realisht objektiv dhe pozitiv.
-Flisni për një vlerësim realist dhe pozitiv. Vendimmarja atëherë, mbas këtij vlerësimi, kur pritet? A kemi një datë, le të themi, apo një muaj të parashikuar?
-Unioni ka një procedurë për këtë, e cila kalon nëpërmjet disa fazave. Pas hartimit të raportit nga Komisioni, ky raport i shpërndahet vendeve anëtare, u lihet një kohë dhe pas marrjes së një vlerësimi vihet me propozimin legjislativ, i cili po të bëhet para mesit të majit, sipas europarlamentarëve, lë kohë për një vendimmarrje para pushimeve të verës. Po në qoftë se nuk bëhet para mesit të majit, gjithmonë, sipas europarlamentarëve, e shtyn vendimmarrjen për sesionin e vjeshtës të Parlamentit. Pra, është dicka jashtë kontrollit tonë.
-Kush na mbështet mes vendeve të zonës Shengen, mes vendeve të rëndësishme të Bashkimit Evropian në këtë proces, dhe a ka shtete le të themi që hezitojnë? Do tju pyes pse hezitojnë, ndoshta në një pyetje më prapa.
-Nuk kam informacion për shtete të cilat hezitojnë apo kanë rezerva. Natyrisht të gjithë vendet anëtare, dhe në vecanti vendet anëtare më të mëdha, të cilat kanë një interes të prekshëm në cdo vendimmarrje që lidhet me politikën e emigrimit, emigracionit, i mbeten, dhe më të drejtë, i mbeten arsyetimit se përmbushja e plotë e udhërrëfyesit dhe objektivi i përmbushjes së plotë të këtyre detyrimeve është shtegu i vetëm që con te heqja e vizave. Por nuk ka asnjë vend që të ketë shprehur rezerva, përvecse, sic thashë dhe njëherë, të rikonfirmojë nevojën për një plotësim të plotë të kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Tek vendet mbështetëse do të rreshtoja, dhe do të thosha që ka një rëndësi shumë të vecantë dhe kjo na ka ndihmuar shumë, dy vendet fqinje të Bashkimit Evropian, Italinë dhe Greqinë.
-Zoti Ministër, kur ju bëra këtë pyetje kam parasysh kërkesën e shumë qytetarëve, dhe në mënyrë të vecantë dhe shqiptarëve nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët përfituan një vit më përpara nga ky proces, por me kërkesën e tyre për azil kane shqetesuar dy vendet e zonës Shengen, Belgjiken dhe Suedine. A mund të jetë ky një skepticizëm për këtë që ndodhi me tre vendet që përfituan një vit më përpara, për Shqipërinë dhe Bosnjen në këtë fazë ku jemi?
-Në rradhë të parë, nga pikëpamja teknike duhet tju sqaroj se Shqipëria është vendi i parë i hapësirës së Evropës Juglindore, i cili ka nënshkruar marrëveshjen e ripranimit me BE-në dhe zbaton protokollet e vecanta të kësaj marrëveshje me cdo vend anëtar në mënyrë shembullore. Këtë e thonë Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, nuk e themi ne. Të njëjtin vlerësim kanë dhënë dhe autoritetet belge. Unë kam takuar atë javë kur lindi ky problem me Maqedoninë, zv.kryeministren dhe ministren përkatëse për emigracionin, zonjën Milke, me të cilën kemi diskutuar me detaje mbi hapat që do të ndërmerreshin në raport më atë që po ndodhte me Maqedoninë dhe Serbinë, si dhe kemi diskutuar me cfarë rreziku kjo paraqitej për Shqipërinë dhe për vendimmarrjen për Shqipërinë. Natyrisht, veprimi i shpejtë i autoriteteve maqedonase në goditjen e atyre që po e përdornin liberalizimin e vizave për përfitime ekonomike, sepse kishte një dorë kriminale e cila mashtronte qytetarët, i shtynte drejt shitjes së pronave për të siguruar një jetë të re, dha një sinjal të qartë që rajoni në tërësi është i gatshëm të veprojë, ka kapacitete për të vepruar ndaj cdo tendence për të keqpërdorur lëvizjen e lirë. Dhe unë ju siguroj që Shqipëria i ka këto kapacitete po aq të mira, madje më të forta se vendet e tjera të rajonit dhe jemi të gatshëm të veprojmë ndaj kujtdo që guxon ta përdorë në mënyrë kriminale lëvizjen e lirë për të abuzuar me të.
-Do të ketë fushatë sensibilizimi?
-Nga ana tjetër, ka shumë rëndësi që qytetarët vetë të informohen se cdo të thotë liberalizimi i vizave. Sot fillon një fushatë sensibilizimi ndërgjegjësimi televizive e Ministrisë së Brendshme për liberalizimin e vizave. Cilat janë të drejtat e qytetarëve shqiptarë me marrjen e këtij vendimi, dhe cfarë nuk i takon. Për shembull, është e qartë që liberalizimi i vizave nuk do të thotë rezidencë, apo qëndrim i përhershëm në vendet anëtare, nuk do të thotë e drejtë për punësim, pasi për këto qytetari përsëri duhet ti drejtohet ambasadës dhe të kërkojë vizë të vecantë. Por do të thotë që brenda 6 muajve cdo qytetar ka të drejtë të udhëtojë dhe të qëndrojë tre muaj në zonën Shengen. Do te kete edhe informacione të tjera që do të transmetohen nëpërmjet rrjeteve kombëtare televizive në një fushatë ndërgjegjësuese. Nga ana tjetër, një avantazh që Shqipëria ka qartësisht është që nuk ka një trashëgimi konfliktesh etnike, apo të një natyre tjetër, të cilat krahasuar me vendet e tjera të hapësirës ish-jugosllave, të cilat janë përdorur shpesh herë për të bërë pretendime mbi të drejtat e azilantit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Përkundrazi, Shqipëria ka një kuadër ligjor tashmë proaktiv kundër diskriminimit. Ka patur një kuadër kushtetues dhe ligjor anti-diskriminim. Me miratimin e ligjit anti-diskriminim ky dimension bëhet proaktiv dhe nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë qytetar, mbajtës të pasaportës së Republikës së Shqipërisë, i cili mund të pretendojë në mënyrë bindëse para autoriteteve evropiane, apo të kërkojë në mënyrë bindëse para autoriteteve evropiane të drejtën për azil.
-Kur është folur ditët e fundit për Bosnjen dhe Shqipërinë i është mëshuar faktit, në mënyrë të vecantë dhe nga kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij të javës së shkuar në Bruksel, se nuk do të pranojmë një vlerësim në paketë për Shqipërinë dhe Bosnjen. Na rrezikon një vlerësim në paketë? Ose ku është Bosnja dhe ku jemi ne?
-Nuk është detyra ime, që të bëj këto krahasime dhe të bazohem mbi këto krahasime, ndonëse ne i kemi krahasimet e plota dhe me Bosnjen dhe me Serbinë dhe me vendet e tjera që tashmë kanë përfituar liberalizimin e vizave. Ajo që mund tju them është që Shqipëria ka plotësuar në tërësi detyrime që rrjedhin nga udhërrëfyesi dhe ka realizuar plotësisht dhe ka tejkaluar këto detyra në raport me kërkesat e udhërrëfyesit dhe në raport me fqinjët tanë. Dhe në këtë kuadër, ajo që kërkojmë është një vlerësim objektiv, të ndershëm, të këtyre arritjeve nga Shqipëria.
-Është më mirë kur vendet e rajonit janë në grup le të themi, sic ndodhi një vit më përpara me Serbinë, Maqedoninë, dhe Malin e Zi, apo kur vendet janë individualisht në këtë proces? Si funksionon?
-Nuk dua të keqkuptohet ajo që ka thënë kryeministri. Ne nuk jemi kundër faktit që vlerësimi të bëhet për të dyja vendet. Por vlerësimi për secilin vend është i vecantë.
-Kriza politike në Shqipëri a mund të ndikojë zoti ministër, në atë opinion që do të jepet në raportin e pas dy javëve në prill. A mund të ketë ndikim, le të themi?
-Unë shpresoj që jo. Në takimet tona në Bruksel, por dhe në vizitat e zyrtarëve këtu, në vecanti të komisionerit për zgjerimin, Shtefan Fyle, është bërë e qartë që ndonëse ngërci politik i shkaktuar si rezultat i refuzimit të opozitës për jetë parlamentare dhe për opozitë parlamentare, ka një kosto në procesin e integrimit evropian të vendit, që do të ishte absolutisht e dëmshme që kjo të reflektohej në procesin e lëvizjes së lirë, duke qenë që ky proces është një proces teknik. Nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv, pasi ata që janë shkaktarët, apo propaganaduesit e këtij qëndrimi, janë të pajisur me pasaporta diplomatike, dhe ata që nuk kanë pasaporta diplomatike kanë akses nëpër ambasada dhe ai që do të ndëshkohet është qytetari shqiptar. Kështu që, besoj që kjo do të merret parasysh nga unioni, sic është deklaruar deri tani, dhe nuk do të jape efekt negativ. Natyrisht, nuk mund të thuash që në kuptimin e imazhit, qëndrimi i deritanishëm i opozitës ka mbetur pa i shkaktuar kosto jo vetëm opozitës, por dhe vendit.
-Në këtë fazë ku jemi, dy javë para mesit të prillit, mund të japim një afat zoti ministër, a do të qarkullojnë lirshëm qytetarët shqiptarë, le të themi, të ketë dhe për ata një dhuratë për Krishtlindje, sic ndodhi për serbët, malazezët, apo maqedonasit, një vit më përpara, apo do të jetë një fazë le të thëmi, 1 janari 2011, apo nuk e di ndoshta dhe një datë më e afërt?
-Unë shpresoj shumë që lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë do të ndodhë shumë përpara Krishtlindjeve. Shpresoj që ky realitet, do të jetë një realitet ndoshta 2-3 muaj më përpara. Natyrisht, detyra jonë është të plotësojmë si qeveri të gjitha detyrimet tona dhe unë mendoj se këtë e kemi bërë. Tashmë i takon partnerëve evropianë që nëpërmjet procedurave të tyre transparente, objektive, dhe duke ruajtur kredibilitetin e procesit, sic e ruajtën dhe në rastin e tre vendeve të tjera, të veprojnë pa vonesa. Sigurisht, ka disa vonesa që kondicionohen për shkak të pushimeve të verës, por shpresojmë që këto vonesa nuk do ta shtyjnë procesin përtej vitit 2010, dhe që vendimmarrja dhe implementimi i vendimmarrjes, do të bëjë të mundur që shqiptarët të festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në hapësirën Shengen si qytetarë evropian.
Intervistoi: Pandi GJATA /Alsat
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010