“Dështon” pajtimi, Aneta Rama nuk e fal Sali Berishën
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Aneta Rama, nëna e kryesocialistit Edi Rama nuk pranoi të pajtohet me të paditurin prej saj, Kryeministrin Sali Berisha të cilin e akuzon për shpifje dhe cenim të dinjitetit.
Në seancën e radhës, e cila parashikonte sipas ligjit edhe pajtimin mes palëve, Aneta Rama tha nëpërmjet avokatëve mbrojtës Arjan Salati dhe Eno Bushi, se nuk shikon asnjë rrethanë për tu tërhequr nga kërkesa.
Gjyqi
Nëna e kryesocialistit, Edi Rama ishte e pranishme në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që Kryeministri i vendit përfaqësohej me një prokurë të lëshuar prej tij nga avokatja Erinda Ballanca. Avokatët i thanë Gjykatës së Lartë se Kryeministri në 29 nëntor 2009, në seancën e kuvendit ka shpifur ndaj klientes së tyre në dy fjalitë, kur ka thënë se “zonja ka kuruar të birin për 20 vjet dhe se i biri e ka nxjerrë me rrobat e gjumit në pazar”. Vetë Aneta Rama nuk foli para Kolegjit, ndërkohë që avokatja e Kryeministrit pasi dëgjoi qëndrimin e palës paditëse që refuzoi pajtimin tha se do të japë qëndrimin në një seancë të mëvonshme.
Deklarata e Aneta Ramës
Aneta deklaroi se nuk do ta falte kurrë Berishën për akuzat bëra kundrejt emrit të familjes së saj. “Akuzat e Berishës nga foltorja e parlamentit kanë qenë diskredituese”, pohoi avokati i Aneta Ramës për medien. Salati konfirmoi se klientja i ka vlerësuar akuzat tejet të rënda dhe se nuk ka vend për falje. Nga ana tjetër, Erinda Ballanca, avokatja që përfaqësonte Sali Berishën deklaroi se i mbetet gjykatës të vendosë nëse do të vazhdojë procesi gjyqësor ose jo. Pasi, seanca e pajtimit dështoi, sipas proceseve ligjore pritet të merren në shqyrtim provat nga pala paditëse dhe çështja të ndiqet në rrugët e tjera gjyqësore. Kështu, në datën 12 prill pritet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë provat e Aneta Ramës dhe në rast se vlerëson se ka shkelje atëherë do të kërkohet heqja e imunitetit të Berishës dhe më pas hetimi i tij.
Padia
Ka qenë data 18 dhjetor 2009, kur Aneta Rama me kopjet e gazetave të përditshme që përmbanin fjalimet e Sali Berishës i është drejtuar kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beci të padisë kryeministrin për fyerjet ndaj familjes së saj. “Në cilësinë e personit të dëmtuar nga vepra penale e kryer, me anën e kësaj kërkese për gjykim shpreh vullnetin tim për të gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi botërisht ka konsumuar në dëmin tim veprën penale të shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, thuhej në fillim të kërkesë-padisë që do të përfaqësohet nga avokatët Arian Salati dhe Eno Bushi.
Padia tjetër ndaj Berishës
Ndërkohë, në të njëjtën ditë ishte edhe procesi me palë paditëse, Artan Dulakun që akuzon sërish Kryeministrin Sali Berisha për shpifje, por seanca u shty për në një datë tjetër.
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010