Kunder censusit. Shiten te greket interesat e kombit

Nëpërmjet censusit po shiten tek grekët interesat e kombit shqiptar. I këtij mendimi është historian, Pëllumb Xhufi. Në një tryezë me intelektualë të thirrur nga Aleanca Kuq e Zi, ai deklaroi se dhe termi etnokulturë që zevëndëson në formular atë kombësi, hap shteg të mëtejshëm për abuzime.
“Përfaqësues të instancave të larta të qeverisë, shtetit shtetit jo i mbrojnë interesat e vendit të tyre si heronj, por i shesin në mënyrë të turpshme dhe ky është rasti i fundit të regjistrimit të popullsisë, një marrëzie që do i dalë kallaji shumë shpejt. Ky term krijon mundësinë që ti të shpallesh gjithçka, vetëm shqiptar s’të lë mundësi të shpallesh”-theksoi Xhufi.
Ndërsa për nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu i gjithë procesi është i paligjshëm.
“Pse Greqia, vend anëtar i BE-së nuk aplikon regjistrimin mbi baza etnike dhe nuk njeh asnjë pakicë etnike dhe ia imponon Shqipërisë zyrtarisht? 3 herë brenda vitit 2011 është kërkuar që të aplikojë pyetësorin mbi baza etnike. Ndërhyrje e pastër që bëhet në një proces strategjik për Shqipërinë”-tha Spahiu.
Regjistrimi i popullsisë do të nisë në 1 tetor dhe për këtë instat do të anagazhojë rreth 15 mijë njerëz.Rreth nëntorit do të dalin dhe rezultatet paraprake tij, por përpunimi final i informacionit të mbledhur nga formulari me 40 pyetje, do të dalë në fund të 2012-ës.Formulari përmban 40 pyetje të gjitha të detyrueshme me përjashtim të 2 të fundit, për etninë dhe fenë deklaraimi I të cilave është fakultativ.
Elona Gjylmi